16.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Ambasadorja Yuri Kim: Nga salla plot më duhet të hamendësoj se qeveria është shumë e përkushtuar kundër tij

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë, teksa ishte e ftuar në konferencën Kombëtare për Antikorrupsionin. Ambasadorja amerikane deklaroi se të gjithë ne, qytetarët e Shqipërisë, duhet të bëjmë bashkë forcat në këtë çast për të thënë mjaft me korrupsionin.

“Kënaqësi që ndodhem këtu dhe do doja të falënderoja kryeministrin dhe ministre Milva Iknomi që organizuan këtë aktivitet. Më duhet në fakt të hamendësoj që nga salla e mbushur plot këto, që kjo nënkupton që qeveria e Shqipërisë është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit në një mënyrë që tejkalon përkushtimin e mëparshëm. Për këtë duhet t’ju përgëzojmë dhe t’ju nxisim. Është vërtetë e stërmadhe.

Lufta kundër korrupsionit nga SHBA-të, nga përvoja jonë është ajo për të cilën flasim, flasim jo se ne nuk kemi korrupsion dhe sepse jemi kaq të përsosur dhe për këtë arsye se kemi të drejtë t’iu japim një mësim të gjithëve për korrupsionin dhe për demokracinë, por flasim për të sepse ne kemi përjetuar në vetë historinë tonë se ç’do të thotë kur nuk e lufton korrupsionin, se ç’do të thotë kur nuk mbron demokracinë. Do doja t’ju thosha, që të gjithë ne, ju si qytetarë të Shqipërisë, unë si përfaqësuese e SHBA duhet të bëjmë bashkë forcat në këtë çast historik për të thënë mjaft më me korrupsionin, për të thënë se duhet të mbrojmë demokracinë, për të thënë që Shqipëria dhe SHBA-të mund të jenë më të forta; që Shqipëria mund të jetë më e fortë”, deklaroi ambasadorja amerikane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT