15.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Si u organizua vrasja e ish-policit Santiago malko në një lokal të Tiranë,del një pjesë e dosjes së prokurorisë

Plani për vrasjen e ish-policit Santjago Malko u thur në bodrumin e një lokali në zonën e Freskut. Krimi në fjalë ndodhi më 27 gusht 2019 brenda makinës së tij.

Nga hetimet rezulton se Blendi Teta, i cili u dënua sot me 25 vite burg dhe shtatë persona që kanë darkuar sëbashku në ambientet sekret në lokal dhe një moment, njëri nga personat u ka thënë: “Cohuni cuna se kemi punë”. Të gjithë mësohet të kenë dalë dhe janë ngjitur në dy automjete; e para tip Wolksvagen GOLF 5, ngjyrë gri dhe e dyta, Tip Skoda Roomster, që u gjet e fshehur në një parkim pranë drejtorisë së ish-pyjores në rrugën ‘Dalip Topi’.

Në vendin e parë të mjetit tip Skoda, është ulur Blendi Teta. Automjeti ka lëvizur nga Fresku të IKV, te Komisariati i Qarkullimit, ka dalë në rrugën Myslym Keta dhe më pas ka marrë drejtimin te Komisariati nr.4. Aty ka mbërritur edhe automjeti tip Wolksvagen Golf. Në pak minuta, automjetet kanë ecur në drejtim të kryqëzimit të Alliasit, më pas kanë vazhduar lëvizjen në në rrugën ngjitur me murin e shkollës së Bashkuar në drejtim të Oxhakut. Aty janë kthyer djathtas në rrugën Kongresi i Manastirit në drejtim të SHISH.

Lëvizjet e automjeteve janë fokusuar në pjesën më të madhe nga kamerat e sigurisë së bizneseve të ndryshme.

Në dosje thuhej se kur Skoda ndodhej tek spitali nr.5, njëri nga personat në makinë, i ka kërkuar shoferit të ndryshojë drejtimin e lëvizjes, duke i thënë: “kthehu ka parkuar të kazanët”.

Në rrugën Xhanfize Keko, ata kanë konstatuar një automjetin tip BMW X5. Referuar dëshmisë dhënë para oficerëve, Blendi Teta në këtë moment është larguar, sepse sipas tij ka kuptuar se dicka e keqe do ndodhte. Ai pretendon se shkuar në këmbë të spitali i fëmijëve dhe pasi ka blerë një ujë, ka marrë taksi dhe është larguar për në ‘Don Bosko’ tek bashkëjetuesja e tij. 15 minuta më vonë, ai ka parë në lajme se ishte bërë një atentat ndaj një makine BMW X5 dhe një person kishte mbetur i vdekur. Në këtë momente ka shfaqur frikë, pasi ka patur dyshime se krimin e kanë kryer personat që ishte shoqëruar atë mbrëmje.

Pas kësaj ai ka mbajtur kontakte vetëm më bashkëjetuesen e tij, në shtëpinë e së cilës e ka pritur edhe policia. Blendi Teta ka mohuar të ishte në dijeni të planit për vrasjen e Santjago Malkos, por pranon se me personat që darkoi pikërisht atë natë ka lidhje shoqërore. Të gjithë personat që janë ndodhur në atë darkë, mes tyre edhe emra të njohur të botës së krimit janë shpallur në kërkim, por deri më tani operacionet policore për kapjen e tyre nuk kanë dhënë rezultat.

Pjese nga dosja e prokurorisë:

“Në këtë vend ku kanë ndaluar L. dhe E. po shikonin në drejtim të automjetit BMW X5 dhe kanë thënë “do të qëndrojmë të katërt në makinë këtu për të ruajtur automjetin BMW X5 që ishte e parkuar. Në këtë moment ka dalë roja i kantierit i cili ka thënë të mos parkonin në atë vend pasi dilnin kamionët nga kantieri. Në këto momente I. ka ecur edhe disa metra më tutje ku ka parkuar në anën e djathtë të rrugës sapo kalon kazanët e plehrave.

Automjeti tip Skoda Rromster ka qëndruar ndezur dhe Blendi ka zbritur nga vendi ku ka qenë ulur në vendin e djathtë përpara. Ka zbritur dhe ka qëndruar pak në këmbë anës makinës ku ka pirë edhe cigare dhe i ka thënë shtetasit me iniciale L.D “ do të largohem”. Këtë ja ka thënë pasi ka kuptuar se ata po ndiqnin automjetin BMW X5 ngjyrë e zezë dhe se do të ndodhte dicka. Leonardi i ka thënë pse do të ikësh dhe ai i është përgjigjur se do të ikte pasi nuk kishte lidhje me këtë punë. Është larguar deri te lokali që ishte ngjitur me hyrjen e Spitalit nr.5 Aty ka parë I.S ka zbritur një moment nga automjeti. Më pas ka hyrë në oborrin e Spitalit nr.5 dhe ka vazhduar rrugën “Kongresi Manastirit” në trotuar në trotuar në anën e spitalit të fëmijëve ku ka ndaluar te kioska ngjitur me murin e spitalit dhe ka blerë ujë. Aty është vendqëndrimi për taksi dhe ka hipur në një taksi, automjet ngjyrë e verdhë dhe ka shkuar në drejtim të bashkëjetueses time S.V në rrugën ‘Don Bosko’.

Kur taksia e ka lënë përpara hotel “Ferrara” në rrugën Don Bosko është ngjitur në shtëpi dhe rreth 15 minuta pasi ka hyrë në shtëpinë e bashkëjetueses së tij ka qenë duke parë televizor. Aty ka parë në lajme se ishte bërë atentat me armë zjarri një automjeti BMW X5 ngjyrë e zezë ku kishte mbetur i vrarë me armë një person. Aty ka kuptuar se bëhej fjalë për automjetin të cilin po e ruanin shtetasit, I.S, L.D, E. D si edhe personat që ishin në automjetin Golf 5 ngjyrë gri me targë AA221XB.

Ai (Bledi) është frikësuar në lidhje me këtë ngjarje dhe që nga ai moment, ka patur friksë sepse kishte qenë pikërisht me këta persona para ngjarjes tek vendi ku kishte qenë i parkuar automjeti BMË X5. Ditën e nesërme ai ka dalë përsëri në zonën e Freskut dhe në ditët në vijim dhe nuk ka takuar asnjë nga këta shtetas përveç shtetasin E.M. Kur e ka takuar ka biseduar me të dhe i ka treguar për të gjithë ngjarjen dhe veprimet para ngjarjes. Aty E. është trembur dhe i ka thënë se kishte hallin e automjetit tip Golf 5 ngjyrë gri. Pasi e kishte të regjistruar me emrin e tij, dhe kishte rreth 6 muaj që përdorej nga shtetasi E dhe L. D.” thuhet në dosjen e Prokurorisë të siguruar asokohe për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT