26 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

“Bujqësisë shqiptare i duhet bursa”/ Erjon Braçe: “Bujku të marrë djersën e tij, është themelore, po ndodh gjëma”

Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka folur me tone të ashpra në foltoren e Kuvendit, për rritjen e çmimeve, teksa tha se bujqit shqiptarë po trajtohen si skllevër e po detyrohen të ikin të punojnë jashtë.

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe iu drejtua ashpër deputetëve të majtë e të djathtë, duke u shprehur se “Maskarenj që i flasin njëri-tjetrin në telefona dhe unë ju them se janë bujqit ata që na votojnë. Z. Duka unë do ta votoj projektligjin tuaj për bujqësinë”.

“U gëzova shumë që dëgjova se do zerohet tatimi për pagat deri në 50 mijë lekë. Unë para pesë muajsh e thashë në komisionin e Ekonomisë, por u mohua, u kundërshtua dhe u kundërvotua, e ndërsa sot flitet për të. Flasim për grurin, ku nuk po merret askush, përveç grabitcarëve që e kanë çmuar çmimin aty ku duan. Kam një rezervë dhe dua t’ia them propozuesit këtu, që koha e instrumenteve ‘ad hoc’ ka kaluar. Bujqësisë shqiptare i duhet bursa dhe i duhet tani, një instrument transparent-kombëtar, me qëllim që bujku të marrë djersën e tij. Është themelore, sepse po ndodh gjëma.
E kuptoj që tani është vakti i drekës dhe të gjithë kanë ikur për të ngrënë, dhe më vjen t’iu kujtoj, realisht edhe majtas, edhe djathtas, se ajo domatja kushton vetëm 50 lekë, ajo qepa kushton vetëm 20 lekë, ai gruri që ka ndenjur tetë muaj në tokë pa asnjë lloj subvencionimi nga qeveria dje në Tërbuf kushtonte vetëm 36 lekë, pra 4-5-6-7 lekë me humbje. Nuk dëgjon askush dhe nuk reflekton askush për këtë fakt. Për çfarë i doni ata njerëz mo, që të ikin të punojnë si skllevër jashtë vendit e të mos mbjellin tokat e tyre këtu? Shteti të mos i lërë ata njerëz. Po talleni me gjakun, djersën dhe mundin e bujkut. Maskarenj që i flasin njëri-tjetrin në telefona dhe unë ju them se janë bujqit ata që na votojnë. Z. Duka unë do ta votoj projektligjin tuaj për bujqësinë”, tha Braçe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...

“Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të...

0
Titulli: “Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të Ankarasë: Duam t’i tregojmë SHBA-së rëndësinë e aleancës Sekretari i...