11.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Braçe: E kam kërkuar që 5 muaj më parë,reagon për vendimin e Ramës për zerimin e taksave për pagat deri në 50 mijë lekë

Deputeti socialist Erion Braçe ka mbajtur një fjalim me tone të forta në Kuvend, në lidhje me rritjen e çmimeve dhe inflacionit në vend.

Braçe u shpreh se vendimi i qeverisë për të rritur nivelin e pagës që nuk taksohet në 50 mijë lekë, është një hap i vonuar, dhe i kërkuar prej tij 5 muaj më parë, kur u prezantua dhe paketa e re fiskale.

Socialisti tha se në politikën në Shqipëri, fjala e deputetëve është kthyer dhe shndërruar në diçka të pavlerë.

“Unë mendoj se inflacioni, çmimet e rritura po na japin shenja të problemeve të prodhimit. Që reflektojnë faktin që po importojmë mallra dhe shërbime që duhet ti prodhonim në vend për shkak të burimeve që kemi dhe fuqisë punëtore të ulët.

Hapësira fiskale është ezauruar, duhen të ardhura shtesë, të ardhura pa prodhim nuk mund të ketë, të ardhura pa taksa të drejta nuk mund të ketë. Tatojmë në mënyrë të sheshtë të ardhurat er kapitapit.

U gëzova që do zerohen taksat për pagat deri në 50 mijë lekë, disa muaj pasi e zeruam për taksat 40 mijë lekë dhe iu thashë që duhet të kishte një zgjerim të fashës prej atëherë. Ka vlerë fjala këtu? A ka vend fjala në këtë vend?”, u shpreh Braçe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...