25.5 C
Tiranë
Saturday, May 23, 2026
spot_img

Zgjedhjet e brendshme të partisë/ Veliaj nga Njësia 5: “PS nuk është si ata që desh dogjën njëri-tjetrin të gjallë”

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte në Njësinë në vijim të turit informues për zgjedhjet e brendshme të partisë, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.

Gjatë takimit Veliaj tha se Njësia 5, në këto 7 vjet, ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm. Kryebashkiaku i Tiranës vuri në dukje se Partia Socialiste është krenare për punët që ka bërë në qeverisjen qendrore dhe vendore, por ambicia është për të bërë edhe më shumë se kaq.

Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se vendi ka humbur shumë kohë me Sali Berishën dhe Ilir Metën, “të cilët kërkojnë vetëm konflikt, si t’i vënë njerëzit kundër njëri-tjetrit”.

Duke iu referuar zgjedhjeve në parti, Veliaj tha se PS duhet marrë si shembull.

“Sido që të shkojë procesi, skena si ato të 8 janarit në PD, me vare, qysqi, me kokëdash, me gaz, me shkallë e me blinda, nuk ka në PS. Ne jemi tjetër parti. Njerëzit pyesin kur bëhen zgjedhjet në PS sepse thonë këta nuk janë si ata që desh dogjën njëri-tjetrin të gjallë. Çfarë do bëjnë ata për familjet tona?! Ata desh vranë familjen e tyre. Por, s’është habi, se i njihnim, ata kanë bërë edhe 21 janarin, edhe ‘97, edhe’98! E njohim shumë mirë edhe Ilir Metën, edhe Saliun, e gjithçka që përfaqëson ajo lloj kategorie”, vijoi Veliaj.

Veliaj tha se Njësia 5, në këto 7 vjet, ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm.

“Mendoj për Kopshtin Zoologjik dhe më kujtohet kë kemi përballë. Jemi ende duke bërë betejë me ata që i gjuajnë tigrit me gurë. Po ta shohësh, ata kështu i gjuajnë partisë së tyre, siç i gjuajnë tigrit. Kurse ne vetëm kemi investuar në Njësinë 5. Shikojeni sa është rritur vlera e pronës rreth Kopshtit Zoologjik! Halli më i madh për kundërshtarët tanë është a ka dhëmbë tigri. E kuptoni çfarë mentalitetesh jemi? PS-ja është parti që bën shtet, që bën qytet, që modernizon.

Ambicia jonë, tani që i kthyem në pronësi të bashkisë edhe pishinat te Diga e Liqenit, është si t’ia kthejmë lavdinë e dikurshme në Njësinë 5. Pasi të mbyllen proceset për Kopshtin Botanik, do ta transformojmë si Kopshtin Zoologjik, të hapur për qytetarët. Por të gjitha këto rrisin vlerën e njësisë. Kjo është arsyeja pse PS vijon të rritet”, u shpreh Veliaj.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...