38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

‘Sa më shumë burra të bëjnë si të fortë, aq më shumë drejtohen nga gratë’,Rama vijon takimet për drejtuesit vendor

Nga Peshkopia, ku po vijon turin e takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendorë në 61 bashkitë e vendit, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat me të pranishmit, teksa tha se burrat bëjnë si të fortë, por drejtohen nga gratë.

Duke folur për zgjedhjet, Rama tha se në zgjedhjet e fundit në Dibër kanë marrë një rezultat një të mirë, i cili sipas tij, duhet rregulluar në zgjedhjet e ardhshme, ku duhen marrë edhe ato tre mandatet e humbura.

“Ishte një situatë xhungle, po shyqyr që kemi gratë, që dhe burrat e mbajnë veten se ndryshe do kishin ikur fare. Justifikimi se s’ka gra është kot, qoftë dhe në fshatin më të largët. Madje, sa më shumë burra të bëjnë si të fortë, aq më shumë drejtohen nga gratë, veçse e marrin drejtimin nga shtëpia, jo nga kafja ku rrinë. Jemi të qartë për këtë, sidomos këtu në Dibër, ku ka plot gra e vajza që janë aktive në PS. Kjo është një traditë shumë e mirë, që duhet fuqizuar. Ne kemi marrë një rezultat jo të mirë në Dibër në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, nuk e kemi arritur objektivin. Është një nga të paktat zona apo qarqe, ku ne nuk e arritëm objektivin tonë. Mirëpo, patëm një rizgjim shumë pozitiv në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku u pa shumë qartë se kur ju doni, nuk ka asgjë që ju pengon të realizoni objektivin. Dibranët kanë një zotësi shumë speciale, kur ja hyjnë njëri-tjetrit.

Mësimet e nxjerra do të na vlejnë të gjithëve dhe jam i bindur se jo vetëm në zgjedhjet e ardhshme vendore, ku ne patjetër duhet ta rikonfirmojmë kryetarin e bashkisë, që e keni pritur shumë mirë dhe që Dibra e ka mirëpritur masivisht, dhe që për të dëgjoj vetëm fjalë të mira, po kjo duhet parë, se kur thuhen shumë fjalë të mira, nuk është domosdoshmërisht e tillë, por mos e marrshin në mësysh kryetarin, se pastaj fillojnë ato hedhje-pritjet pas krahëve të dibranëve dhe na mori lum

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...