14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Samiti i BE për “Ballkanin e Hapur”/ Vuçiç: “Nesër në mesditë do ta tregojmë vendimin tonë nëse do të marrim pjesë në këtë takim”

Liderët e vendeve pjesëmarrëse të “Ballkanit të Hapur” thanë se të mërkurën, do të njoftojnë nëse do të shkojnë në Samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 23 qershor në Bruksel.

“Pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët tanë, jemi marrë vesh që nesër në mesditë ta tregojmë vendimin tonë nëse do të marrim pjesë në këtë takim”, ka shkruar presidenti serb Aleksandar Vuçiç në Instagram.

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në Bruksel në ditën e parë të Samitit të Liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor.

Vuçiç tha se pjesëmarrjen në samitin e ardhshëm të BE-së e ka diskutuar në mëngjes me video-lidhje me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski.

“Kemi shkëmbyer gjithashtu mendime për hapat e ardhshëm të nismës sonë Ballkani i Hapur – panairi i verës, i cili do të mbledhë verëtarët më të mirë nga rajoni, si dhe për takimin e ardhshëm, ku do të diskutojmë çështje të shumta me interes për qytetarët tanë”, tha Vuçic.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Mediu në procesin për Gërdecin: “Po më ngarkohen përgjegjësi që nuk janë të ministrit”

0
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka vijuar mbrojtjen e tij në procesin gjyqësor që lidhet me tragjedinë e Gërdecit, duke kundërshtuar akuzat e Prokurorisë...

Haziri: Kosova në krizë politike, LDK paralajmëron vendime për listat zgjedhore

0
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se vendi po përballet me një krizë të thellë politike dhe mungesë të...

Aeroporti i Tiranës: Fluturimet vijojnë normalisht, nuk ka probleme me furnizimin me karburant

0
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka reaguar zyrtarisht pas raportimeve ndërkombëtare se disa linja ajrore në botë janë detyruar të reduktojnë fluturimet për shkak...

Gjakovë: Vritet me thikë një i ri pas një konflikti, një i dyshuar dorëzohet...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën pas një sulmi...

Mazniku: Reforma territoriale do të ndikojë zhvillimin e vendit për dekadat e ardhshme

0
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, ka deklaruar gjatë dëgjesave publike në Vlorë se ndryshimet që po diskutohen nuk kanë thjesht karakter...