31.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Rama nuk kursen batutat me kryeministres finlandeze: “Uroj të vijë sërish me vajzën e vogël dhe bashkëvuajtësin”

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në takim homologen e tij finlandeze, Sanna Marin.

Mirëpo, Kryeministri Edi Rama s’ka kursyer batutat me homologen e tij finlandeze, Sanna Marin, gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp në Kryeministri.

Shefi i ekzekutivit u shpreh se do të kishte dëshirën që homologia e tij finlandeze, të vizitonte sërish Shqipërinë, së bashku me bashkëshortin dhe vajzën.

“Nga ana tjetër ne mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Bëhet fjalë për dy vende që në çdo aspekt janë një vlerë e shtuar e NATO-s dhe për më tepër në kushtet e sotme dyert ditët e sotme dyert e Aleancës duhet të jenë të hapur në të katërt kanatet për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë.

Madje ne ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të bëjmë një gjë për Finlandën, kjo nuk është pak.

Në fund kam dëshirën t’i uroj kryeministres çdo të mirë, kur erdhi më tha ‘koha është shumë e bukur’. Shpresoj që vizita, edhe se e shkurtër, do jetë e mjaftueshme ta bëjë kryeministren të mendohet të vijë përsëri, pse jo edhe me vajzën e vogël dhe bashkëvuajtësin”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...