6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Me shpejtësi deri në 179 km/h, policia gjobit 157 shoferë në Bypassin e Fierit

Gjatë orëve të fundit policia ka gjobitur 157 shoferë të cilët janë konstatuar duke ecur me shpejtësi në Bypassin e Fierit.

Policia rrugore njofton se ka pezulluar 89 leje drejtimi duke i ulur nga 10 deri në 13 pikë.

Njoftimi i policisë:

Vijon monitorimi i pandërprerë i qarkullimit rrugor, duke përdorur makinën inteligjente, radarët automatikë, dronin “edukues”, flotën e re të automjeteve, të pajisura me bazë logjistike bashkëkohore, si radarë që masin shpejtësinë në lëvizje dhe lexues automatikë të targave, kamera, aparate fotografike  dhe patrulla në lëvizje, me makina të paloguara.

Përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, makina inteligjente e Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore dhe radarët automatikë të Policisë Rrugore të DVP Fier dhe DVP Durrës kanë monitoruar qarkullimin në Bypass-in e Fierit dhe në aksin rrugor “Lushnjë – Durrës” dhe anasjelltas.

Në këto akse, janë konstatuar shpejtësi nga 142 km/h deri në 179 km/h. Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 89 leje drejtimi, për periudha nga 3 deri në 14 muaj, janë vendosur masa administrative nga 20.000 deri në 80.000 lekë të rinj, si dhe janë zbritur nga lejet e drejtimit, nga 10 deri në 13 pikë.

157 masa administrative u vendosën ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët makina inteligjente i skanoi gjatë punës së saj, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

44 drejtues mjetesh u ndëshkuan për 3 shkelje njëherësh, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi puna e Policisë në këtë drejtim nuk është aksion i përkohshëm, por do të vijojë pandërprerë, për të arritur qëllimin madhor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vitamina D mund të ulë rrezikun e hospitalizimit për infeksione serioze të frymëmarrjes

0
Një studim i madh nga Universiteti i Surrey, i publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, ka zbuluar se niveli i ulët i...

Artan Hoxha: “Nëse Rama nuk shkon vetë, agjentët e BKH mund ta thërrasin në...

0
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të shkojnë në zyrën e kryeministrit Edi Rama për të marrë deklarime...

Shpresë për pacientët me kancer pankreasi: Terapia e re spanjolle tregon regresion të plotë...

0
Studiuesit spanjollë kanë arritur një përparim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit të pankreasit. Një kombinim i tre barnave ka shkaktuar regresion të plotë...

OBSH: Rreziku nga virusi Nipah në Indi konsiderohet i ulët, asnjë përhapje e re...

0
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi këtë të premte se pas konfirmimit të dy rasteve të virusit Nipah në Indi, rreziku i përhapjes mbetet...

Shtypja e tabletave mund të jetë e rrezikshme: Farmacistja britanike paralajmëron për efektet anësore...

0
Shumë njerëz që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave zgjedhin t’i shtypin ato ose të hapin kapsulat për t’i marrë më lehtë, por kjo...