16.5 C
Tiranë
Sunday, May 31, 2026
spot_img

Stoltenberg: “Forca e reagimit të shpejtë e NATO-s do të shtohet në mbi 300 mijë trupa”

Numri i trupave të Forcës së Reagimit të Shpejtë të NATO-s do rritet në mbi 300 mijë, nga 40 mijë që është tani, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Në një konferencë shtypi të hënën në Madrid, ai tha gjithashtu se pret nga aleatët, që ta konsiderojnë Rusinë si kërcënimin më të madh të drejtpërdrejt ndaj sigurisë së aleancës. Ndërkohë, autoritetet spanjolle kanë shtuar masat e sigurisë në zonën e Madridit, ku këtë javë zhvillohet takimi i lartë i NATO-s.

NATO do të rrisë në mënyrë të ndjeshme numrin e trupave, që do të jenë në gjendje të lartë gatishmërie, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Ne do të transformojmë forcën e reagimit të shpejtë të NATO-s dhe do të rrisim numrin e trupave të saj në mbi 300 mijë”, u tha ai gazetarëve para fillimit të takimit të NATO-s këtë javë në Madrid.

Forca e reagimit të shpejtë të NATO-s aktualisht përbëhet nga rreth 40 mijë trupa, të dislokuara në vendet e Evropës Lindore në përgjigje të sulmit rus ndaj Ukrainës.

Në takimin e Madridit, NATO gjithashtu do të ndryshojë gjuhën mbi Rusinë të përfshirë në dokumentin e saj strategjik të vitit 2010, në të cilin Moska konsiderohet një partner strategjik.

“Koncepti ynë i ri, do të na mbrojë në një epokë të konkurrencës strategjike. Pres që aleatët ta konsiderojnë në mënyrë të qartë Rusinë si kërcënimin më të madh të drejtpërdrejt ndaj sigurisë sonë”, tha zoti Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se do të takohet me udhëheqësit e vendeve të NATO-s, Turqisë, Finlandës dhe Suedisë të martën, para fillimit të takimit të Madridit, për të diskutuar kërkesat e dy vendeve nordike për anëtarësim në aleancë.

“Nuk do të bëjë premtime, por mund t’ju sigurojë se ne po punojmë për të arritur përparim në këtë drejtim”, tha zoti Stoltenberg.

Ndërkohë autoritetet spanjolle kanë shtuar masat e sigurisë në Madrid, rreth zonës, ku do të zhvillohen takimet e NATO-s. Dhjetë mijë oficerë policie nga agjenci të ndryshme spanjolle të sigurisë do të angazhohen në ruajtjen e sigurisë.

Inspektori i policisë spanjolle, Luis Lopez Blanco tha se jashtë ndërtesës së konferencave “IFEMA” janë dislokuar tashmë një numër i madh policësh për t’u kujdesur për sigurinë.

“Është një dislokim i madh ndërkombëtar dhe kombëtar, për të cilin ne po bashkëpunojmë me agjenci të tjera të sigurisë si Qendra Kombëtare e Inteligjencës, Qendra e Inteligjencës Ushtarake, Europoli dhe Interpoli. Ne të gjithë po punojmë për të njejtin qëllim, dhe do të punojmë edhe me organet e sigurisë të NATO-s, në mënyrë që gjithçka të shkojë në mënyrë perfekte”, tha ai.

Rrugët kryesore të Madridit do të jenë pjesërisht të mbyllura gjatë takimit të NATO-s, nga 29 qershori deri më 30 qershor. Zyrtarët qeveritarë u kanë bërë thirrje banorëve që të qarkullojnë vetëm për nevojat e tyre dhe u kanë kërkuar kompanive që të lejojnë personelin e tyre të punojë nga shtëpia për të shmangur pengesat e mëtejshme./VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...