14.5 C
Tiranë
Sunday, May 31, 2026
spot_img

Pronari i këmbimit valutor bie në prangat e policisë, fshihte në biznes mallra kontrabandë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Akciza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave të ndryshëm.

Operacioni, nga Seksioni per Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës.

Arrestohet në flagrancë pronari i Exchange-it që fshihte në brendësi të biznesit të tij, stekat me paketa cigaresh.

Procedohet penalisht pronari i një dyqani, ku gjatë kontrollit u gjetën 16 steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave dhe produkteve të ndryshme, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Akciza”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A. M., 53 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi S. Ç., 30 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i shtetasit A. M., u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në biznesin e tij (Exchange/Tabachino), në Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan, në ambientet e brendshme të këtij biznesi, një sasi e konsiderueshme paketash me cigare (steka dhe paketa të hapura), të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, të cilat nuk ishin të pajisura me pullën fiskale përkatëse të Republikës së Shqipërisë, por me pulla të shteteve të Greqisë dhe Italisë.

Po gjatë këtij operacioni, është ushtruar kontroll në dyqanin e shtetasit S. Ç., ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi stekash me paketa cigaresh dhe paketa të hapura, të markave të ndryshme, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”,

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...