14.5 C
Tiranë
Sunday, May 31, 2026
spot_img

“Ne jemi thirrur të jemi vëllezër me shqiptarët sepse jetojmë këtu me ta”, shprehet patriaku serb

Patriarku serb Porfirije gjatë mbajtjes së liturgjisë në manastirin e Graçanicës u bëri thirrje serbëve për bashkëjetesë me shqiptarët, derisa Kosovën e prezantoi si tokë të shenjtë të tyre.

“Ne jemi thirrur të jemi vëllezër me shqiptarët sepse jetojmë këtu me ta. Vetëm në bashkësi mund të jemi në rrugën e Zotit, që të gjithë jemi të nevojshëm për njëri-tjetrin, që askush nuk mund të bëjë pa askënd dhe se është e rëndësishme ta kuptojmë këtë, sepse ne e kemi atë përvojë në të kaluarën tonë. Të mos lejojmë që të tjerët të na mësojnë për këtë”, tha ai.

Porfirije, i cili erdhi në Graçanicë për Vidivdan, tha se sa herë që vijnë në Kosovë “i janë kthyer vetes” dhe theksoi se “pa Graçanicën, Vidovdanin, pa të gjithë shenjtorët nuk jemi ata që jemi”.

“Kur jemi në këtë vend, sado larg të jemi nga ky vend, ne e dimë se kudo që kemi qenë, jemi larguar nga ky vend, kur vijmë këtu ne i jemi kthyer vetes, sepse këtu është vendi i Kosovës dhe Metohisë, është vendlindja jonë. Ne kemi origjinën këtu, kemi lindur këtu”, tha patriarku, shkruan Radio Mitrovica Server, transmeton Gazeta Express.

Ai vazhdoi duke përmendur disa nga vendet e Kosovës, për të cilat tha se janë të shenjta për serbët.

“Në Graçanicë, Deçan, Prizren, në Patriarkanën e Pejës, ne e shohim qartë se kush jemi, ata janë sytë tanë, Vidovdani është syri ynë, Shën Lazri është veshi ynë, faltoret e Kosovës dhe Metohisë janë mendja jonë. Këtu kuptojmë të kaluarën tonë, origjinën, por edhe synimin tonë, sepse jemi thirrur në këtë botë”.

Më 28 qershor serbët festojnë Ditën e Shën Vidit, e njohur si Vidovdan. Ata mblidhen në kisha dhe tempuj të popullit serb, në Graçanicë dhe Gazimestan, për të kryer rituale fetare, si përkujtim i Betejës së

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...