25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Një ditë mbas aksidentit tragjik,specialistet e mirëmbajtjes flasin për fortësin e kangjelave anësorer

Një ditë pas aksidentit tragjik, ku nënë e bir humbën jetën pas rënies në lumin Osum, drejtoria e shërbimeve pranë bashkisë Berat ka filluar punën për riparimin e kangjellave në anë të trotuarit të rrugës urbane “Antipatrea”.

Një nga specialistët, punonjës i mirëmbajtjes në bashkinë Berat shprehetse kangjellat në anë të trotuarit kanë funksion mbrojtës për këmbësorët, jo për automjetet. Sipas tyre barrierat metalike bëhen në rrugë nacionale, autostrada, jo në mes të qytetit.

Në përiudha të ndryshme këto barriera kanë qenë prej hekuri dhe kollona betoni, më pas u bënë me pllaka betoni, ndërsa ka disa vite që janë me kangjella, duke iu përshtatur edhe zonës midis dy lagjeve muzeale Goricë dhe Mangalem .

Sipas burimeve të specialistëve rrugorë mësohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit dhe paaftësia e saj për të manovruar me mjetin.

E reja Klaudja Xhaferaj kishte vetëm 20 ditë që kishte marrë patentën për të drejtuar mjetin.

Ndërsa sipas ekspertizës mjeko ligjore vdekja është shkaktuar nga mbytja si pasojë e qëndrimit të gjatë në ujë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...