14.5 C
Tiranë
Sunday, May 31, 2026
spot_img

Berisha tha se PD nuk do të ishte pjesë e Komisionit,Ivi Kaso thotë se” Shpresojmë që opozita të mos bëhet pjesë e lojës së Ramës”

Juristi Ivi Kaso në një intervistë ka folur në lidhje me qëndrimin që do të mbajë Partia Demokratike sa i takon Komisionit të Reformës Zgjedhore, ku përfaqësohen nga Oerd Bylykbashi. Edhe pse Berisha tha se PD nuk do të ishte pjesë e Komisionit, Kaso tha se në rezolutën që ka miratuar Kuvendi thuhet qartë se bojkoti është i ndaluar.

“Më lejoni të sqaroj pozicionin e PD për Reformën Zgjedhore, shpresojmë që të mos jetë ushtrimi i radhës që kërkohet nga partnerët ndërkombëtarë, për të kënaqur rekomandimet e ODHIR. Shpresojmë që të adresohen shqetësimet e të gjitha forcave opozitare, ka një rezolutë të Kuvendit të PD, që të hiqet dorë nga bojkotet në çdolloj përballje.

Vizioni dhe lidershipi i PD kanë përcaktuar që PD nuk do ti shmanget asnjë përballje, do të jemi aty kudo dhe në çdo tryezë për të dhënë me forcë qëndrimin ton”, tha Kaso, i cili paralajmëroi edhe mundësinë e pazareve, nga një pjesë e opozitës.

“Ne shpresojmë që opozita të mos bëhet pjesë e lojës së Ramës, siç është primi që është përfolur në media. Do të ishte minim i çdolloj standardi dhe qasje demokratike, do të ishte një atentat për demokracinë në vend. Qendrimi ynë është i palëkundur, primi që i dhurohet mazhorancës, do të ishte një pushtet pa votë, shpresoj që këto zëra të marrin fund”, u shpreh më tej Kaso.

Sa i takon ndryshimit të sistemit zgjedhor, Kaso tha se kjo është një çështje që u takon të gjithë shqiptarëve, më e madhe sesa interesat e partive.

“Kjo kërkon që të merret mendimi i të gjithë segmentëve të shoqërisë, në çdolloj tryeze ne do të jemi prezent dhe do të paraqesim qendrimet tona. Kemi hequr elementë të sistemit me ndërhyrje në Kushtetutë, që nuk përmbushin kriteret për një përfaqësim dinjitoz”, deklaroi Kaso.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...