24.3 C
Tiranë
Friday, July 17, 2026

Berisha: “Bordet për llogari të qeverisë dhe oligarkëve janë shndërruar në një mekanizëm gjakpirës që rrisin çmimet”

Ish-kryeministri Sali Berisha atakoi këtë të martë Bordet e Transparencës, duke i cilësuar ato si një lak në fytin e qytetarëve shqiptarë që vendosin çmime abuzive jashtë çdo logjike tregu.

Gjatë fjalës së mbajtur në m,bledhjen e Kryesisë së PD, Berisha theksoi se bordet e qeverisë janë bërë të zhvatur në mënyrë të egër qytetarët, nëpërmjet percaktimit abuziv të çmimit të naftës.

“Nuk ka dyshim se problem më kryesor është një lak në fytin e shqiptarëve që po shtrëngohet çdo ditë e më shumë nga çmimet stratosferike të bordeve komuniste të qeverisë së Edi Ramës. Unë mund tu them shqiptarëve se bordet për llogari të qeverisë dhe oligarkëve janë shndërruar në një mekanizëm gjakpirës që rrisin çmimet jashtë çdo lloj logjike tregu.

Dy ditë më parë fuçia e naftës në burs ka qenë 108 dollarë, nafta në treg ka qenë 260 e ca lekë. Një muaj më parë ku fuçia e naftës ka qenë po 108 dolllarë, çmimi në treg ka qenë 220 e ca lekë. Bordet janë bërë për një shfryrtëzim të egër të qytetarëve shqiptarë. Nuk ka mundësi që, qumështi, kokrra e vezës, kilogrami i djathit, që gjysmën e bëjnë me qumësht pluhur, ë kushtojë në Shqipëri 107% të mesatares të Bashkimit Evropian”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trup i pajetë në Liqenin e Thatë në Tiranë/ Polumbarët e RENEA-s nxjerrin nga...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45-vjeçe dyshohet se...

Operacioni “Kalibri” në Shkodër/ Arrestohet 21-vjeçari, në banesë i gjenden 4 armë zjarri dhe...

0
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e...

Protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 47-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: “Nuk...

0
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 47-të të protestës së tyre me kërkesën për largimin...

PD përmbyll ristrukturimin e partisë/ Zgjidhen nënkryetarët e rinj, Flamur Noka mbetet Sekretar i...

0
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të strukturave drejtuese të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, Sekretariatin e ri...

“Me Berishën nuk fitohet”, Alesia Balliu kritikon procesin në PD: “Partia ka nevojë për...

0
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, ka kritikuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se forca politike ka...