9.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

Vasili sulmon qeverinë: “Bujqesia po shkaterrohet, ndersa rilindja jep miliona euro shtese per tendera”

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili në një reagim të bërë në rrjetet sociale, ka sulmuar qeverinë në lidhje me situatën ku e bujqësisë dhe blegtorisë në vend. Vasili shprehet se qeveria jep 60 milionë euro shtesë për rrugën Kardhiq-Delvinë, ndërkohë që blegtorët shqiptarë po rrënohen dhe varfërohen çdo ditë.

Reagimi: 

Ja faktet, qe bujqesia po shkaterrohet, ndersa rilindja jep miliona euro shtese per tendera me 99% te vleres! Rilindja jep 60 milion euro shtese vetem per Rrugen Kardhiq- Delvine, jep tenderin me 99% per rruget e jugut dhe kompeson tenderat me dhjetra milion euro te tjera.

Ndersa per bujqesine shqiptare qeveria nuk ka asnje lek per ta ndihmuar, por tallet me rrenimin e saj.
Dhe si te mos mjaftoje kjo, por edhe genjejne per faqe te zeze me deklarata mashtruese per bujqesine dhe per suksese imagjinare te saj.

Blegtoret shqiptare po rrenohen e varferohen perdite dhe shifrat ulerijne. Ja te dhenat zyrtare te vete INSTAT, ne tre vitet e fundit:

1-Numri i gjedheve ka rene me 130 mije krere ose 28 per qind
2-Numri i te leshtave eshte ulur me 380 mije krere ose 20 per qind
3-Numri i te dhirtave eshte ulur me 142 mije ose 15.5 per qind
4-Numri i derrave eshte ulur me 25 mije ose 13.6 per qind.

Krahasoni te dhenat me propaganden bastarde te ketyre te rilindjes qe duke folur per suksese te genjeshterta i ngulin realisht thiken pas shpine fermereve shqiptare.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa të lënduar pranë urës së Laskos

0
Kuç, 11 prill – Një përplasje mes dy automjetesh ka tronditur rrugën e Lumit të Vlorës, pranë urës së Laskos në Kuç. Burime nga...

Astronautët e Artemis II të rikthehen në Tokë pas udhëtimit më të largët drejt...

0
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:07 më 11 prill, ekuipazhi i Orion pritet të përfundojë udhëtimin e tij...

Sherr në bar në Itali për muzikë, tre vëllezër arrestohen pasi dhunuan pronarin e...

0
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Gardolo, ku një konflikt i thjeshtë për mungesë energjie dhe muzikë të lartë ka degjeneruar në përplasje...

“Prioritet ishte familja” – zbulohet arsyeja e ndarjes së Kejsit me Ines

0
Historia mes Kejsit dhe Ines në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat e këtij edicioni, por lidhja e tyre përfundoi menjëherë...

“Veza simbolizon jetën dhe fitoren” – Kisha Ortodokse publikon udhëzimet për lyerjen e vezëve...

0
Kisha Ortodokse ka publikuar manualin tradicional për lyerjen e vezëve të Pashkës, duke rikujtuar edhe simbolikën e kësaj praktike të rëndësishme fetare. Sipas udhëzimeve, në...