9.5 C
Tiranë
Thursday, February 5, 2026
spot_img

“Gjithë Bota e ka pranuar që kriza e çmimeve është e shumëfishtë”/ Ahmetaj: “Ka një rrezik për ekonominë, do vazhdojmë me një paketë të re për pensionistët”

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot se qeveria po mendon të shpërndajë një tjetër paketë ndihme për shtresat në nevojë në shtator.

Deklaratën ai e bëri gjatë diskutimit në Kuvend të aktit normativ për kompensimin e kompanive të ndërtimit.

“Qeveria është marrë me qytetarët që kanë humbur shtëpitë, shtëpi falas dhe grante për të rregulluar shtëpitë.  E paprecedentë nga ana sociale. Të tjerët kanë dhënë kredi. Në pendemi injektuam për familjet në nevojë dhe preku gati gjysmë milioni qytetarë. BB e ka thënë 50 mijë vende pune u shpëtuan nga ajo që bëri qeveria. Qytetarët me biznese të vogla paguajnë zero taksa. Më gjeni një precedent në Europë. Po ata që paguajnë më pak? Pjesa më e madhe e tyre nuk paguajnë asnjë taksë. U injektua një paketë për të ndihmuar biznesin e vogël dhe biznesin e madh.

Gjithë Bota e ka pranuar që kriza e çmimeve është e shumëfishtë për shkak të invazionit rus dhe nuk dihet sa do vazhdojë. Qeveria nxorri një paketë injektuese për qytetarët në nevojë. Qeveria vendosi të mbante çmimet e energjisë si asgjëkund tjetër të pandryshuara. Më pas Qeveria u fut te transporti public me 100 lekë për litër. Shumë shpejt do të shtojmë edhe një 500 milionësh për fermerët për naftën. Ndihmë edhe për peshkimin. Çfarë filozifie kanë këto? Të një qeverie të majtë.

Vijmë këtu dhe themi se investimet publike kanë një ngërç nga çmimet. Hekuri, betoni, të gjitha janë rritur nga 40 në 125%. Ne po injektojmë në mënyrë transparente, kompensojmë rritjet 5-30%. Mund të ketë edhe rritje 125% por nuk e kompensojmë. Ekonomia jonë është e vetmja në rajon që ka mbajtur rritjen 6%. Pse është rritur konsumi i popullatës? Si ka mundësi që çmimi i naftës është më i larti në Europë, dhe ndërkohë, konsumi, tregtia, ndërtimi, janë të rritura?

Po pyetjen pse janë rritur kursimet e bëni? Po investimet që janë rritur, cila është arsyeja? Rritja është dyshifrore. Ka një rrezik për ekonominë për shkak të çmimeve të larta. Inflacioni është kolerë. Kur nuk rrisim çmimet e energjisë është tendencë për ta luftuar inflacionin. 450 milionë dollarë vetëm tani janë injektuar. Ne jemi të majtë dhe do ti mbështesim të gjitha shtresat në nevojë. Do vazhdojmë me një paketë të re për pensionistët nëse do të jetë nevoja në vjeshtë.

Ju thoni që çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti, është i lartë, por jo më i larti. Ka shumë shtete të Europës ku çmimi është më i lartë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Pezullohet pa afat” kompania e Gaz Pajës – pikëpyetje mbi statusin e ‘investitorit strategjik’...

0
Gazmend Paja, aktori i njohur i programit kabare “Portokalli”, ka vendosur të pezullojë aktivitetin e kompanisë së tij, përmes së cilës kishte përfituar statusin...

Katër shqiptarë të dënuar në Britani për trafik droge: “Operacioni zbuloi rrjetin e kokainës...

0
Katër shtetas shqiptarë janë dënuar me burg nga autoritetet britanike për përfshirje në trafikimin e kokainës në zonën e Cumbria Jugore, pranë kufirit me...

“I kishte vjedhur shtëpinë dy vite më parë” – konflikti i vjetër çon në...

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Korçë, ku një 17-vjeçar, Petraq Koçi, ka plagosur me thikë 34-vjeçarin Bernard...

Blendi Gonxhja: “600 praktikantë, arkitektët e një administrate moderne dhe transparente”

0
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi sot se 600 praktikantë përfituan nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës në vitin 2025,...

Sara Bodo: “Praktikat për studentët ekselentë janë themelet e një administrate publike të fortë”

0
Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo, theksoi sot se praktikat e punës për studentët ekselentë janë një hap i nevojshëm...