10.5 C
Tiranë
Wednesday, February 4, 2026
spot_img

Boris Johnson: “Nuk mund të lejojmë që Ballkani Perëndimor të bëhet një tjetër shesh i lojërave për synimet shkatërruese të Putin”

Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në Bosnje-Hercegovinë për të kundërshtuar ndikimin rus si dhe “për të forcuar misionin e NATO-s, dhe për të promovuar stabilitetin dhe sigurinë”, ka thënë Qeveria britanike të enjten.

“Ne nuk mund të lejojmë që Ballkani Perëndimor të bëhet një tjetër shesh i lojërave për synimet shkatërruese të presidentit rus, Vladimir Putin”, thuhet në deklaratën e kryeministrit britanik, Boris Johnson.

“Duke ndezur flakët e secesionizmit dhe sektarizmit, Rusia përpiqet t’i kthejë mbrapsht sukseset e tri dekadave të fundit në Bosnje-Hercegovinë”, shtoi ai.

Andaj, tha Johnson, kjo është arsyeja që “ne po forcojmë mbështetjen për Bosnje-Hercegovinën”.

“Ne po i përgjigjemi thirrjes së miqve tanë për të ndihmuar në mbrojtjen e paqes”, tha ai.

Sipas njoftimit të Qeverisë britanike, dy ekspertë për luftën kundër dezinformimit dhe reformën e mbrojtjes, do të punojnë me Forcat e Armatosura të Bosnje-Hercegovinës dhe NATO-n, për të ruajtur paqen dhe sigurinë në këtë vend.

Britania do të sigurojë, po ashtu, fonde për rritjen e sigurisë kibernetike atje.

“Bosnje dhe Hercegovina aktualisht po përballet me kërcënimin më të madh ekzistencial prej pas luftës dhe liderët secesionistë po punojnë në mënyrë aktive për të krijuar ndarje dhe konflikte të mëtejme. Këto plane mbështeten nga Moska”, thuhet në deklaratën e Qeverisë britanike.

Shqetësimet e Perëndimit për Bosnje-Hercegovinën janë rritur qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka qëndruar në Sarajevë më 26 maj, ku ka premtuar se vendi i saj do të ndihmojë në trajnimin e ushtrisë së Bosnjës.

Bosnje-Hercegovina, që pas përfundimit të luftës më 1995, është e ndarë në vija etnike: me Federatën Myslimane-Kroate, në njërën anë, dhe Republikën Sërpska, të banuar me shumicë serbe, në anën tjetër.

Udhëheqësi i serbëve, Millorad Dodik, që është edhe anëtar i presidencës trepalëshe të Bosnjës, ka disa muaj që ka intensifikuar përpjekjet për të ndarë Republikën Sërpska nga pjesa tjetër e territorit.

Për këtë plan, analistë, por edhe disa zyrtarë, thonë se Dodik ka bekimin e Rusisë.

Më 17 qershor, Dodik ka takuar në Shën Petërsburg, presidentin rus Vladimir Putin.

Ai ka thënë se ka marrë ftesë të re nga Putini për një vizitë edhe në shtator./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Pezullohet pa afat” kompania e Gaz Pajës – pikëpyetje mbi statusin e ‘investitorit strategjik’...

0
Gazmend Paja, aktori i njohur i programit kabare “Portokalli”, ka vendosur të pezullojë aktivitetin e kompanisë së tij, përmes së cilës kishte përfituar statusin...

Katër shqiptarë të dënuar në Britani për trafik droge: “Operacioni zbuloi rrjetin e kokainës...

0
Katër shtetas shqiptarë janë dënuar me burg nga autoritetet britanike për përfshirje në trafikimin e kokainës në zonën e Cumbria Jugore, pranë kufirit me...

“I kishte vjedhur shtëpinë dy vite më parë” – konflikti i vjetër çon në...

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Korçë, ku një 17-vjeçar, Petraq Koçi, ka plagosur me thikë 34-vjeçarin Bernard...

Blendi Gonxhja: “600 praktikantë, arkitektët e një administrate moderne dhe transparente”

0
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi sot se 600 praktikantë përfituan nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës në vitin 2025,...

Sara Bodo: “Praktikat për studentët ekselentë janë themelet e një administrate publike të fortë”

0
Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo, theksoi sot se praktikat e punës për studentët ekselentë janë një hap i nevojshëm...