17.5 C
Tiranë
Monday, May 25, 2026
spot_img

“Procesi ka nevojë për më shumë transparencë”/ Braçe: “Është tmerr ajo që po ndodh me Bujqësinë”

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe kritikoi sot sërish qeverinë për politikat e saj ndaj Bujqësisë teksa tha se megjithëse rritja ekonomike është rreth 6% në këtë sektor është vetëm 0.01%.

Braçe deklaroi se akti normativ që kompenson kompanitë për ndërtimin e veprave publike ka mungesë transparence. Ai deklaroi se duhet bërë e qartë për mijëra njerëz çdo kontratë dhe çdo afat që parashikon ky ligj.

“Ky akt është vendim i duhur për të hapur kantieret. Procesi ka nevojë për më shumë transparencë. Transparenca është proces për mijëra njerëz në nevojë që presin ndihmë. Duhet të bëhet e qartë çdo kontratë dhe çdo afat. Akti normative nuk mjafton. Duhet edhe akt ligjor. Kompanitë që kanë nënkontraktuar punën me çmime më të ulëta nuk duhen kompensuar.

Kompani të përfshira në mashtrime me çmime në bashkëpunim me shitësit nuk duhen kompensuar. Do paguajmë më shtrenjtë hekurat, tubat me çmimet që janë abuzim.

Po për punëtorët do paguajmë më shtrenjtë apo do paguajmë me rrogat e 2020. Kosto për sipërmarrësit është rroga e punëtorit që e gjen apo nuk e gjen. Sa paguajmë para për tuba, po punëtorinë do e paguajmë? Po konkurrohemi fort dhe rëndë nga tregje të pasura si Italia dhe gjermania. Për fat të keq politikat e tyre janë një hap para nesh.

5.97% rritja ekonomike, një lajm i mirë. E dini sa ishte Bujqësia, 0.01% plus. Çfarë do thoni që i ka numëruar gabim Erioni, që nuk janë aq lopët se i ka numëruar ai gabim e i fryn ai? Është sektori më i gjerë i ekonomisë kombëtare që nuk përfiton asgjë”, deklaroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 25 Maj 2026

0
♈ Dashi Ke shumë energji, por duhet ta kontrollosh impulsivitetin. Vepro me mendje të ftohtë. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Mos u përfshi në debate që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 25 Maj 2026

0
Më 25 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike të fundpranverës që në disa zona i...

Gjykata lë në burg Adnan Galicën | Avokati: ‘Vuan nga skizofrenia dhe epilepsia’ –...

0
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “arrest me burg” për 36-vjeçarin Adnan Galica, i dyshuar si shkaktar i aksidentit tragjik ku humbi jetën 62-vjeçari...

Rikthehet ‘ura’ e kokainës drejt Europës | Arrestimi i Ervin Matës në Brazil zbardh...

0
Arrestimi në Brazil i të dyshuarit shqiptar për trafik droge, Ervin Mata, ka rikthyer në fokus rolin në rritje të grupeve kriminale nga Ballkani...

Alibej rrëfen vrasjet: ‘Ishin në pritë, po qëllonin gjatë gjithë kohës…’ | Deklaratat e...

0
Erjon Alibej, i penduar i drejtësisë, ka dhënë dëshmi të detajuara lidhur me vrasjen e vëllezërve Haxhia, duke përshkruar momentet e ngjarjes dhe rolin...