35.5 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

I shpëtoi jetën dy vajzave të vogla/ Veliaj nderon me Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit, zjarrfikësin Shkëlzen Lamuça

Shkëlzen Lamuça, zjarrfikësi hero që i shpëtoi jetën dy vajzave të vogla të familjes Nanaj pas zjarrit që ra në një pallat në zonën e Astirit, është nderuar me Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit të Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Zeni, falë aftësive të tij dhe ndihmës së kolegëve, mundi t’i nxirrte në kohë vajzat nga pallati i rrezikuar, një ngjarje që fatmirësisht u mbyll pa persona të lënduar.

Në pritjen e organizuar nga Bashkia e Tiranës, Veliaj i shprehu mirënjohjen zjarrfikësit.

“Jam shumë i nderuar që të kam koleg. E gjithë Tirana është krenare për ty! Jemi të gjithë pjesë e një skuadre, por edhe brenda skuadrës ka nga ata që rrezikojnë më shumë se të tjerët, që lodhen më shumë se të tjerët dhe që meritojnë gjithë mirënjohjen e ne të tjerëve. Të jam shumë mirënjohës dhe të falënderoj shumë!

“Sapo shërbimi zjarrfikës kaloi në administrimin e bashkisë, e kemi marrë shumë seriozisht këtë punë sepse është një punë që lidhet me jetën e njeriut, me dinjitetin e qytetit, me sigurinë e pronës. Shumica e njerëzve mendojnë se zjarrfikësit janë aty vetëm për të shuar zjarre, por ata janë aty edhe kur bllokohet ashensori, kur ndodhin aksidente rrugore, japin ndihmën e shpejtë në shumë situata kur zjarrfikësit mbërrijnë edhe përpara shërbimeve të tjera. Jam posaçërisht krenar që, jo vetëm kemi shtuar pajimet, – sot kemi mjete ultra moderne, – por, unë besoj se aseti numër një nuk janë as zjarrfikëset, as veshjet, as mjetet e punës: Aseti numër një janë njerëzit.

E vlerësoj jashtë mase punën tënde Zen, sepse me çuna si ty dhe zonjat që i janë shtuar shërbimit, kemi bërë gjëra që nuk ka mjet që i bën. Mjeti nuk e vendos dot nëse do hipim në ballkonin e katit të 7, duke rrezikuar, siç bërë ti për dy vogëlushet e mrekullueshme, prandaj me uratën, mirënjohjen, falënderimin dhe bekimet e asaj familjeje, vijnë edhe urimet e mia në emër të qytetit”, nënvizoi Veliaj.

Zjarrfikësi hero, i cili mori falënderime edhe nga babai i vajzave të vogla, Beqo Nanaj, u shpreh se shpëtimi i jetës së vajzave të vogla ishte një nga kënaqësitë më të mëdha që ka përjetuar gjatë gjithë karrierës si zjarrfikës.

“Ishte kënaqësi, një emocion i madh, të shpëtoja dy jetë fëmijësh, dy engjëj të vegjël. Kur zbrita dy vajzat në tokë ishte kënaqësia më e madhe që kam ndjerë në këto vite, një emocion i papërshkrueshëm. Jam krenar! I falënderoj edhe vajzat! Iu uroj shëndet, suksese dhe fat kudo, bashkë me familjen!”, pohoi Shkëlzen Lamuça.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Kalibri” në Shkodër/ Arrestohet 21-vjeçari, në banesë i gjenden 4 armë zjarri dhe...

0
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e...

Protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 47-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: “Nuk...

0
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 47-të të protestës së tyre me kërkesën për largimin...

PD përmbyll ristrukturimin e partisë/ Zgjidhen nënkryetarët e rinj, Flamur Noka mbetet Sekretar i...

0
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të strukturave drejtuese të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, Sekretariatin e ri...

“Me Berishën nuk fitohet”, Alesia Balliu kritikon procesin në PD: “Partia ka nevojë për...

0
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, ka kritikuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se forca politike ka...

Aksident në “Pushimin e Shoferit” në Lushnjë-Fier/ Përplasen Volkswagen-i dhe minifurgoni, një person përfundon...

0
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e njohur si “Pushimi i Shoferit”, në autostradën Lushnjë-Fier. Nga përplasja mes një automjeti tip...