35.5 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Samiti i aleancës ushtarake në Madrid/ Stoltenberg: “Ramë dakord të ftojmë Finlandën dhe Suedinë për t’u bashkuar me aleancën tonë”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, po flet në një konferencë shtypi pas ditës së dytë dhe të fundit të samitit të aleancës ushtarake në Madrid.

Stoltenberg e përshkruan samitin si “transformues” dhe thotë se liderët ranë dakord për një ndryshim themelor në parandalimin dhe mbrojtjen tonë.

“Ne ramë dakord të ftojmë Finlandën dhe Suedinë për t’u bashkuar me aleancën tonë dhe ramë dakord për mbështetjen afatgjatë për Ukrainën.

Udhëheqësit e NATO-s trajtuan gjithashtu krizën globale të ushqimit e cila është rezultat i drejtpërdrejtë i pushtimit rus të Ukrainës”, shtoi ai.

Stoltenberg tha se ndikimi i krizës ushqimore është i rëndë, duke përfshirë disa nga njerëzit më të cenueshëm në botë.

Ai shtoi se aleatët e NATO-s diskutuan përpjekjet për të zbutur krizën dhe për të nxjerrë grurin nga Ukraina nga toka dhe deti.

Stoltenberg ka zbuluar se Suedia dhe Finlanda pritet të nënshkruajnë zyrtarisht protokollin e anëtarësimit në NATO të martën.

“Presidentët e të dy vendeve nordike do të marrin pjesë në proces por realiteti është se vendimi është marrë tashmë nga krerët e NATO-s dje në samitin”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vuçiç distancohet nga deklarata e ministres serbe: “Spastrimi etnik nuk është politika jonë”

0
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është përpjekur të distancohet nga deklarata e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila ka...

“Ky shesh e ka shpallur non grata”, protestuesi Ilir Xhemalaj i kërkon Ramës masë...

0
Një prej organizatorëve të protestës, Ilir Xhemalaj, ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të shpallë “non grata” ministren serbe të Administratës Shtetërore dhe...

Italia në alarm nga i nxehti ekstrem, 16 qytete nën “kod të kuq”: Temperaturat...

0
Vala e tretë e të nxehtit këtë verë pritet të arrijë kulmin në Itali gjatë orëve në vijim, duke detyruar autoritetet të rrisin nivelin...

“Shqipëria nuk është në shitje”, projekti luksoz i dhëndrit të Trump në zonën e...

0
Projekti për ndërtimin e një resorti luksoz në Shqipëri nga Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka shkaktuar reagime dhe protesta të...

“E mbajtën me dhunë dhe e kërcënuan me pistoletë çakmak”, arrestohen 3 të rinj...

0
Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin...