13.5 C
Tiranë
Saturday, April 11, 2026
spot_img

Greva e avokatëve reagon Fatmir Xhafaj:”MD dhe KLGJ janë në shkelje të rëndë të ligjit për këtë çështje”

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pasur kritika të forta në lidhje me qendrimin që po mbajnë institucionet në lidhje me grevën e avokatëve në mbarë vendin.

Xhafaj u shpreh se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor janë në shkelje të rëndë të ligjit për këtë çështje, dhe sipas tij duhet të jepet një zgjidhje sa më e shpejtë, pasi ka të paraburgosur që po presin deri në dy javë për t’u njohur me masën e sigurisë.

“Nuk më shqetëson fakti i datës por fakti që prej ditësh ka një grevë totale të avokatëve. Kjo është çështja e qytetarëve, Ne këtu përfaqësojnë qytetarët dhe interesat e tyre Jemi ne që duhet t’i vëmë ata nën presion për ta përshpejtuar procesin.

MD dhe KLGJ janë në shkelje të rëndë të ligjit për këtë çështje. U bënë gati dy javë që nuk ka gjyqe. Njerëzit presin avokatët për të shkuar në seancë gjyqësore. Në vlerësimin tim nuk ka lidhje komentet që bëjnë institucionet me komentet që bëhen në seancë dëgjimore”, tha Xhafaj.

Sa i takon zvarritjes së miratimit të hartës së re gjyqësore, në pritje të qëndrimit të ministrisë së Financave, Xhafaj tha se ishte i lemerisur që institucionet nuk ishin koordinuar për 3 vite me radhë.

“Nga kjo pikëpamje do dëshiroja ta përshpejtojmë këtë proces. Ky nuk është proces shkresash por me thelbin e dokumentit që është bërë publik. Se çfarë do thonë Ministria e Financave ne nuk e vendosim. Pastaj nëse iua kanë thënë ju kështu unë jam i lemerisur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Fushë-Krujë/ Konflikti për pronën përfundon në vrasje, 41-vjeçari qëllohet me armë gjahu; autori në...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në...

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një...

0
Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon,...

Horoskopi ditor, e Shtune, 11 Prill 2026

0
♈ Dashi Ndihesh më i qetë dhe më i kthjellët. Është moment i mirë për të reflektuar dhe për të rregulluar planet. ♉ Demi Stabiliteti dhe siguria...

Parashikimi i motit, e Shtunë, 11 Prill 2026

0
Më 11 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë...

Vlorë – Digjen koshat e rinj të mbeturinave pak orë pas vendosjes në Transballkanike

0
Një situatë shqetësuese është regjistruar në Vlorë, ku vetëm pak orë pas vendosjes, disa koshave të rinj të mbeturinave u është vënë flaka. Ngjarja ka...