26.5 C
Tiranë
Saturday, May 30, 2026
spot_img

Alibeaj: “SPAK të përmbyllë në një kohë sa më të shpejtë hetimet për Inceneratorët dhe çështjen Bechetti, ka kaluar një kohë e gjatë”

Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj kërkoi nga SPAK të mbyllë sa më shpejt hetimet për disa çështje të bujshme, duke përfshirë këtu inceneratorët, çështjen Bechetti dhe koncesionet në shëndetësi.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve Alibeaj u shpreh se lidhur me përmbushjen e këtij rekomandimi SPAK duhet të raportojë në Kuvend brenda tre muajve të ardhshëm.

“Të përmbyllë në një kohë sa më të shpejtë hetimet për Inceneratorët, çështjen Bechetti, koncesionet në shëndetësi. Për secilin prej tyre praktikave korruptive nga ana jonë janë depozituar prej kohësh kallëzime penale pranë SPAK. Ka kaluar një kohë relativisht e gjatë. Çështjet janë me sensibilitet publik. Janë angazhuar edhe instrumente të tjera parlamentare.

Është e nevojshme për të ruajtur integritetin dhe autoritetin e SPAK. Që të mos shndërrohen këto në hapësira për presione. Përgjigja më e shpejtë është përgjigja më e mirë ndaj pretendimeve që kemi pasur. Lidhur me përmbushjen e këtij rekomandimi të raportojë në kuvend brenda tre muajve. Të raportojë për prekjen e zgjedhjeve të lira. Dhe për këtë të raportojë në Kuvend brenda tre muajve”, deklaroi ai.

Alibeaj theksoi se duhet të merren masa për të mbrojtur pavarësinë dhe paanshmërinë e prokurorëve. 

“Duhet të merren masa për të mbrojtur pavarësinë dhe paanshmërinë e prokurorëve. Unë e di që drejtësia nuk ka gojë të flasë dhe të bëjë replikë me politikën. E ka të ndaluar. Por në situata të tilla të paktën njëherë në vit të jemi ne që t’ia krijojmë këtë mundësi që sa herë goditen drejtpërdrejtë të kenë të paktën të drejtën mediatikisht përmes edhe instancave në marrëdhëniet me publikun dhe median të bëjnë reagime të tilla. Do të hiqte çfarëdolloj përshtjellimi që do i shqetësonte në punën e tyre. Nëse nuk përgjigjen rreziku është i madh. Nëse nuk përgjigjen do të thotë se presioni nga kryeministri e bëri efektin”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...