23.2 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

“Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon”/ Rama: “Të bojkotojnë sa të duan, Shqipëria nuk mund të mbetet peng e të kaluarës”

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar prerë se Harta e re Gjyqësore nuk ndryshon, pavarësisht bojkotit pa afat të avokatëve në të gjithë vendin.

Rama është shprehur se ka ikur koha e bojkoteve dhe se qeveria nuk tërhiqet për asnjë arsye, duke shtuar se bojkoti i avokatëve nuk do të ketë sukses.

“Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon, shumë e thjeshtë. Habitem që ka akoma nga ata që besojnë se me qeverinë që unë drejtoj mund të flitet me gjuhën e bojkoteve. Ne këtu jemi. Kush ka diçka le të vijë e të flasë. Të bojkotojnë sa të duan kjo nuk ndryshon. Shqipëria nuk mund të mbetet peng e të kaluarës së vet.

Shqipëria është një vend i vogël për të pasur zyra dhe institucione të panumërta. Harta është ajo e konsultuar gjatë. Kush i bie ndesh është në të drejtën e vet. Pengmarrja e qytetarëve për të bërë qeverinë të ndryshojë qëndrim është e pamoralshme, e shëmtuar dhe e padobishme. Nuk ka asnjë shans të ketë sukses”, tha Rama.

Ai foli edhe për përfaqësimin e Shqipërisë në tryezat ndërkombëtare. “Jam i vetëdijshëm që ne nuk jemi perfektë, bëjmë edhe gabime. Por nëse ka një gjë që nuk kam për ta ndryshuar kurrë është sensi i barabartësisë në çdo tryezë ku unë ulem në emër të Shqipërisë me këdo qoftë në atë tryezë. President i Francës apo Luksemburgut.

Shqipëria nuk është as Amerika dhe as Franca. Ka problemet e veta. Por dinjiteti i Francës nuk është më i rëndësishëm se i Shqipërisë. Kudo ku jam i pranishëm apo kudo ku kam radhën e fjalës askush nuk mban qëndrime që bie ndesh me interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.  Unë nuk kam bërë luftë me BE. Kam thënë vetëm disa të vërteta që ju siguroj që janë dëgjuar me shumë respekt. Nëse nuk respekton veten nuk të respekton tjetri.

Shqipëria ka kaluar dekada të tëra e parespektuar fare. E respektuar thjesht formalisht. E konsiduar. Kjo nuk ndodh më. Ne pyetemi, ne dëgjohemi dhe mund të them këtë natyrisht është kënaqësi të dëgjosh presidentin e SHBA të flasë për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon”, deklaroi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“America qëndron pranë Venezuelës”/ SHBA dërgon menjëherë ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare pas tërmeteve...

0
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit, pajisjeve mjekësore dhe ndihmës humanitare në Venezuelë, pas tërmeteve të fuqishme që...

“Mund t’ia sugjeroni për foto profili”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën me kullën në qendër...

0
Ndryshimi i papritur i imazhit në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili zëvendësoi fotot e profilit dhe të kopertinës në Facebook me...

“Bëhu ushtar i prokurorisë!” – Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në GJKKO,...

0
Një debat i fortë mes ish-bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka shoqëruar seancën e djeshme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...