30.7 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA/ Ambasadorja Kim: “Shënojmë një hap të rëndësishëm në partneritetin tonë dypalësh”

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka lajmëruar sot arritjen e Brigadës së Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA, njësi kjo e stërvitjes ushtarake amerikane, e cila është në partneritet me njësinë ushtarake kryesore shqiptare.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në prani edhe të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, është theksuar rëndësia ndërvepruese me aleatët e NATO në një terren të ri për sigurinë

 

“Ndërsa shënojmë 100 vjet të marrëdhënieve, po gjejmë një mënyrë vërtet historike për ta çuar në lartësi të reja marrëdhënien tonë ushtarake.

 

Për dhjetëvjeçarë me rradhë, trupat shqiptare dhe amerikane janë stërvitur, kanë luftuar dhe kanë jetuar krah për krah në të gjithë botën. Por sot, ne shënojmë një hap të rëndësishëm në partneritetin tonë dypalësh të mbrojtjes këtu, në Shqipëri.

Në fillim të këtij viti, më 9 mars, ne ngritëm në Tiranë Shtabin Rajonal për Ballkanin të Forcave Speciale të SHBA-së – praninë e parë të vazhdueshme në histori të forcave ushtrake të SHBA-së në Shqipëri. Sot, kemi kënaqësinë të vëmë në funksion zyrtarisht një tjetër element të pranisë sonë: Brigadën e Forcave të Sigurisë dhe të Ndihmës së Ushtrisë së SHBA, e njohur gjithashtu si SFAB.

SFAB, e cila është njësia kryesore e stërvitjes ushtarake e ushtrisë sonë, është në partneritet me njësinë ushtarake kryesore shqiptare – Grup Batalionin e Këmbësorisë së Lehtë – për të forcuar aftësitë ushtarake të Shqipërisë. Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë ka bërë tashmë hapa të rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave të tij të aftësisë së NATO-s.

Nën ministrin Peleshi dhe gjeneral brigade Kingji, forcat shqiptare vazhdojnë të përmirësohen përmes modernizimit, zhvillimit të infrastrukturës dhe ndryshimeve strukturore që do të luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë rajonale dhe globale. Në të vërtetë, pushtimi i paprovokuar, i pajustifikueshëm, brutal i Rusisë ndaj Ukrainës, e bën të qartë se aftësitë dhe ndërveprueshmëria e Aleatëve të NATO-s janë vendimtare.

Ushtarët e SFAB janë drejtues të sprovuar që janë më të mirët në zanatin e tyre dhe ata do të bëjnë përpjekjet e tyre më të mira në çdo orë, të çdo dite, për të siguruar që forcat amerikane dhe shqiptare të mund ta bëjnë këtë. Gjithashtu, ushtarët tanë të SFAB do të forcojnë pa dyshim më tej lidhjen e pathyeshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Trupat amerikane dhe shqiptare këtu sot, i përshëndes dhe i falënderoj për kontributin tuaj në marrëdhëniet e qëndrueshme SHBA-Shqipëri. Puna që do të kryeni së bashku do të na ndihmojë të ndërtojmë 100 vitet e ardhshme të marrëdhënieve”, tha ambasadorja Kim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...