28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Nuk kërkoj vota pa fytyrë”/ Braçe: “Nëse ju nuk dëgjoni do vij unë këtu të bërtas, ky është karteli që po bëjnë një lojë të ndyrë në kurriz të bujqve”

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur me tone kritike ndaj qeverisë në lidhje me situatën e bujqësisë në vend.

Gjatë një interpelance të thirrur prej tij në Kuvend, me ministren e Bujqësisë Frida Krifca, Braçe evidentoi rritjen e kostove të prodhimit nga fermerët dhe kërkoi nga qeveria të publikojë ndihmën e dhënë për bujqit në këtë situatë.

Ai nxorri emrat e grumbulluesve që blejnë me një çmim minimal shalqinin në zonën e Myzeqesë dhe në rajon e shefin disa fish më shtrenjtë.

Braçe deklaroi në Kuvend se do të vazhdojë të ngrejë zërin për fermerët shqiptarë sepse nesër do të jetë ai që do të kërkojë vota prej tyre.

“Davidi është një djalë 28-vjeç ndërkohë që Bledi është një djalë 33-vjeç që ka ndryshuar disa biznese me radhe. Kësaj radhe duke qenë se na dëgjojnë ne u futën me kokë te biznesi i shalqinit. Nëse ju nuk dëgjoni ata do vij unë këtu të bërtas sepse para atyre do dal nesër unë. Do kërkoj vota unë. Dhe unë nuk kërkoj vota pa fytyrë.

“Tomato Al ka shitur ditën e dielë me 23.8 lekë. Të gjithë ata që na dëgjojnë e dinë që të dielën është mbledhur shalqini vetëm me 9 deri në 10 lekë. Romir Shpk është më interesanti, ka shitur të dielën 220 tonë shalqi në Kosovë, e ka mbulur me shalqi. Me 15.5 lekë. LB Fruits 2006, ka shitur në Hungari me 40 lekë. U vjen gjynah këtyre njerëzve që bujqve shkojnë ua marrin me 8-9 lekë për kg dhe për vete e shesin 40 lekë për kg. Fraeno e ka mbledhur në Kosovë me 12 cent dhe 14 cent në Bosnje, ndërkohë që e ka blerë me 8 lekë. Doni Fruits ia shet vetes njëherë me 12 cent, njëherë me 11 cent”.

“Këta janë pjesë e një karteli që po bëjnë një lojë të ndyrë pa fund në kurriz të bujqve të Divjakës dhe Lushnjes. Këta nuk grumbullojnë për 5-6 ditë me rradhë dhe e bëjnë që çmimi të bjerë poshtë. Po këta eksportojnë me çmime qesharake me çmimet që do ti dëgjoni se cilat janë çmimet me të cilin e shesin në Europë”.

“Doni Fruit ka shitur të hënën me 26.18 lekë në Zvicër. Ka shitur në Kosovë me 13 cent, ia shiti vetes. Fraeno shet në Bosnje me 15 cent dhe në Slloveni me 22 cent. Është Besim Thaçi që shet në Kosovë me 15 cent, Agro Con në Vilnius me 19 cent. Gazmir Kavaja shet me 7 cent. Po si i del që e grumbullon me 7 lekë dhe e shet me 7 cent? Kjo është loja. Gazmir Kavaja shet në Hollandë me 18 cent. Nga 7 cent e shet me 18 cent. Tani po shesin në europë me 4 herë më shumë nga sa e grumbullojnë.  Ky është shqetësimi që unë kam, prandaj bërtas”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...