28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Braçe përmendi kompanitë që abuzojnë në treg/ Ministrja e Bujqësisë: “Nuk jam dakord me përmendjen e emrave të subjekteve këtu, ky vit ka buxhetin më të lartë ndonjëherë”

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe ish- zv/kryeministri Erion Braçe janë përplasur ashpër në Kuvend në lidhje me kushtet që ofron tregu për prodhimin vendas.

Braçe përmendi me emra disa nga kompanitë që sipas tij abuzojnë në treg. Nga ana tjetër

Ministrja e Bujqësisë i kërkoi Braçes të ulë zërin ndërkohë që theksoi se përmendja e kompanive private është e panevojshme.

“Nuk e kuptoj pse duhet bërtitur ndërkohë që unë jam një hap larg dhe mund t’ju dëgjoj. Këto nuk janë surprizë dhe as i kam krijuar unë, Unë prisja nga kolegët e mi që të dënojnë atë që opozita bëri javën e kaluar. Zonja këtu ishte prezent.

Për këtë gjë do prisja pak mirëkuptim nga ju. Nuk ka ndodhur kurrë që ne të kemi pasur në skemën kombëtare 30 mijë përfitues në datën 7 korrik. Skema është përthithur 10-15%. Mund të bëjmë analizën se sa fermerë kanë aplikuar. Keni shumë të drejtë të kërkoni më shumë buxhet. Duhet më shumë buxhet por ky vit ka buxhetin më të lartë ndonjëherë, Ne i kemi ftuar aplikantët por ka disa kritere përjashtuese.

Duhet të plotësojnë faturat dhe t’i sjellin. Nuk mund të paguajë AZHBR pagesa ndaj fermerëve në rënie të lirë. Nuk jam dakord me përmendjen e emrave të subjekteve këtu. Ministria ka në dorë instrumente, kur çmimi përcaktohet nga oferta dhe kërkesa. Unë do preferoja të orientojmë politikat tona aty ku ne mund të dimë të bëjmë punën tone”, deklaroi Krifca.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...