34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vazhdojnë zjarret në Portugali, Spanjë dhe Francë, teksa vala e të nxehtit po shënon dhe viktima

Mijëra zjarrfikës po vazhdojnë të përballen me zjarre në Portugali, Spanjë dhe Francë, teksa vala e të nxehtit nuk po jep shenja lehtësimi.

Në veri të Portugalisë, një pilot vdiq pasi avioni me të cilin po hidhte ujë u përplas në zonën Foz Coa, afër kufirit me Spanjën.

Autoritetet portugeze thanë se të paktën 238 persona kanë vdekur nga i nxehti në javën e fundit.

Zjarre janë përhapur edhe në jugperëndim të Francës, në rajonin Gironde, ku 12.000 persona janë evakuuar.

Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe po zgjasin më shumë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Bota tashmë është ngrohur për rreth 1 gradë Celsius që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha në emetimet e karbonit.

Meteorologët në Francë po parashikojnë se temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë në jug të Francës të dielën, teksa rekordi i temperaturave të larta pritet të shënohet të hënën.

Autoritetet në Francë thanë se si pasojë e zjarreve deri më tani janë djegur 10.000 hektarë tokë.

Që prej të martës, në Portugali temperaturat kanë arritur deri në 47 gradë Celsius dhe në Spanjë mbi 40 gradë, por autoritetet kanë thënë se nga java e ardhshme temperaturat pritet të bien.

Edhe pjesë të tjera të Mesdheut po përballen me zjarre. Në Itali, Qeveria ka shpallur gjendje emergjente për shkak të temperaturave të larta. Në Greqi, zjarrfikësit po përballen me zjarret në zonën Feriza, rreth 50 kilomera në juglindje të Athinës, por edhe në Rethymo, që gjendet pranë Kretës. Maroku po ashtu po përballet me zjarre, ku për pasojë një person ka vdekur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...