12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Kryeministri i Çekisë deklaron mbëshetjen e tij ,’Ju uroj pikërisht anëtarësimin sa më të shpejtë në familjen evropiane’

Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala ka shprehur mbështetjen për rrugëtimin drejt BE-së të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në deklaratën për media nga Brukseli së bashku me Ursula Von Der Leyen, Ramën dhe Kovaçevskin, Petr Fiala tha se Ballkani Perëndimor duhet të jetë brenda BE-së.

Ai vlerësoi edhe punën e Presidencës franceze të BE-së që i dha zgjidhje ngërçit të vetos bullgare, duke hapur rrugën e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në emër të Presidencës çeke, Këshilli i BE i uroj të dy vendeve, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për këtë gur kilometrik. Ne do të jemi më të fortë nga zgjedhja juaj që është testuar tashmë shumë herë. Duke patur parasysh agresionin rus ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj për të patur të njëjtën politikë sigurie me BE-në. Në Europën e sotme ne duhet të jemi bashkë. Çekia e ka mbështetur anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor dhe do të vazhdojë të jetë e tillë. Ne kemi nderin që një progres i tillë ndodh gjatë Presidencës tonë. Megjithatë, ne duhet të falenderojmë edhe Presidencën franceze për punën e tyre dhe dedikimin që na solli në këtë moment historik. Republika Çeke dhe e gjithë Europa qendrore e dinë shumë mirë rëndësinë e integrimitn evropian për demokracitë tona, zhvillimin ekonomik. E ardhmja e Bashkimit Europian është brenda BE-së. Ju uroj pikërisht anëtarësimin sa më të shpejtë në familjen evropiane”, deklaroi Kryeministri i Republikës Çeke.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...