33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

AMF asiston Komisionin e Letrave me Vlerë të Ukrainës në procesin e përafrimit ligjor me kuadrin e BE-së

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete zhvilloi një takim online me Kryetarin e Komisionit të Letrave me Vlerë të Ukrainës, Ruslan Magomedov. Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në funksion të përafrimit të legjislacionit me Direktivat dhe kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian. Kjo edhe në dritën e zhvillimeve të fundit, ku Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat e anëtarësimit, ndërsa Ukrainës iu dha statusi i vendit kandidat nga Komisioni Evropian.

Takimi u zhvillua nën koordinimin e Bankës Botërore, e cila ka rekomanduar Shqipërinë për të dhënë eksperiencën e saj ndaj Ukrainës sa i përket procesit të përafrimit të legjislacionit me kuadrin e Bashkimit Evropian. Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së shprehu gatishmërinë e Autoritetit për të ofruar të gjithë asistencën e nevojshme ndaj Komisionit të Letrave me Vlerë të Ukrainës.

Në cilësinë e negociatorit të kapitullit 9 “Shërbimet financiare”, Mete parashtroi hapat e ndjekura deri tani nga Shqipëria në procesin e negociatave, si edhe e njohu Kryetarin e Komisionit të Letrave me Vlerë të Ukrainës, Magomedov, me një udhërrëfyes për hapat e nevojshme në funksion të përafrimit legjislativ dhe punës përgatitore në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Me ndërmjetësimin e Bankës Botërore, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të asistojë Komisionin e Letrave me Vlerë të Ukrainës në procesin e përafrimit legjislativ me aquis të BE-së.

Kryetari i Komisionit të Letrave me Vlerë të Ukrainës e falënderoi Mete për mbështetjen dhe frymën e bashkëpunimit, si edhe vlerësoi se progresi i bërë nga Shqipëria në procesin e negociatave dhe eksperienca e Autoritetit me përafrimin legjislativ për tregjet nën mbikëqyrje, do t’i shërbejnë Ukrainës për të ecur më shpejt në rrugën e saj të integrimit evropian.

 

Në vitin 2020 u miratuan ligjet e reja për tregjet e kapitalit dhe sipërmarrjet e investimeve kolektive. Shqipëria vlerësohet të ketë një kuadër ligjor të avancuar në këtë drejtim, të përafruar me direktivat evropiane. Në zbatim të ligjeve të reja, Autoriteti ka përfunduar me miratimin e rregulloreve për sipërmarrjet e investimeve kolektive, ndërsa është në fazën finale të hartimit dhe miratimit të pjesës së mbetur të akteve nënligjore për tregjet e kapitalit.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...