27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Partia e Lirisë është e majtë apo e djathtë?”/ Meta: “Për aq kohë sa unë do të jem lidë ri saj, asnjë sekond nuk do të bojkotojë asnjë gjë”

Kreu  i ‘Partisë së Lirisë’ Ilir Meta, në një konferencë për mediat u shpreh se Partia e Lirisë është parti patriotike, një parti ultrademokratike.

Meta u shpreh se Partia e Lirisë do të jetë ajo parti që do të sjellë shpresën në vend. Gjithashtu ai theksoi se për të gjitha ata që pyesin se si do të ikë qeveria, Meta tha se do të ikë si të dojë ose me zgjedhje ose me protesta.

“E lexuat raportin e FMN për situn në tatime, për tmerrin e mungesës së profesionalizmit, për ndërrimet e njëpasnjëshme. Më e rëndë është situata në dogana. Kjo qeveri që synon të grabisë çdo ditë. Të gjitha këto tregojnë atë që kemi thënë dhe e theksoj dhe që do ta ndalojmë. kjo qeveri ka vetëm një axhendë, shpopullimin e Shqipërisë.”, tha Meta.

Pyetje: LSI identifikohej si parti e majtë, partia e Lirisë është e majtë apo e djathtë? Brenda dy muajsh pritet të dekretohet data e zgjedhjeve vendore, partia e Lirisë do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore?

 

Meta: Partia e Lirisë për aq kohë sa unë do të jem lidë ri saj, asnjë sekond nuk do të bojkotojë asnjë gjë në këtë vend, as seanca parlamentare aq më tepër në bojkotojë zgjedhje. Të gjitha ata që kanë pyetur si do të ikë qeveria, do të ikë me zgjedhje si të dojë, ose me protesta ose zgjedhje. Në demokraci kush ikën nga zgjedhjet është dezertor ose është me probleme pa kapacitet politike sepse unë nuk jam naiv të pres demokraci daneze, duhet ta forcojmë çdo ditë. Partia e Lirisë është e vendosur të marrë pjesë në çdo zgjedhje.

 

E majtë apo e djathtë?

Meta: Është e majtë apo e djathë, liria , Kushtetuta, është e majë apo e djathtë. Është gjithëpërfshirëse, këtu nuk kemi të bëjmë me të majtë apo e djathtë. PS sot është e majtë? Të jesh parti në pushtet që nuk jep asgjë për familjet shqiptare është e majtë apo ajo?

PS sot a është parti patriotike? Është ajo parti kur isha unë dhe ato tjerët dhanë kontribute për Kosovës, apo është parti që ka frikë të përmendë masakrën e Srebrenicës apo të Kosovës. partia e Lirisë është parti Patriotike… Partia e Lirisë tani do ndezi flakën  e lirisë, shpresës dhe nuk do i vë zjarrin por do ta shpëtojë Shqipërinë. Është parti patriotik dhe jo nacionaliste, nuk kemi pretendime territoriale…

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...