20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Nuk kam asnjë konkurrencë me zotin Berisha”/ Meta: “Partia e Lirisë do ndezi flakën për të gjithë”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ftuar të gjithë qytetarët, aktivistet apo gazetarët që nuk kanë gjetur hapësirë për të shprehur denoncimet e tyre kundër qeverisë, që tani e tutje t’i drejtohen atij ose forcës së tij politike.

Dhe ish-Presidenti deklaroi se me Berishën konkurrenca e vetme do të jetë se kush publikon më shumë denoncime në luftën e përditshme kundër kapjes së shtetit.

“Këto 28 mijë metër katrorë që kemi me letra t’i mbajmë kështu si I kemi dhe t’ua lëmë fëmijëve tanë siç na I kanë lënë ne. Jemi një parti ultra demokratike. Se pashë që kishte shumë shqetësim për referendumin, por ai është garanti I rikthimit të Kushtetutës në nivelin më të mirë që ka parë kjo tokë, që ishte ajo e vitit 1998, që u bë me referendum nga populli i Shqipërisë. Që ia delegoi vetes të drejtën e së vërtetës. Referendumi s’është thjeshtë për të bërë zgjedhje, është pjesëmarrje e popullit në llogaridhënie, është zgjim, përfshirje e njerëzve në politike, jo fake si followers-at nga Bangladeshi.

Qoftë ju qoftë Berisha nuk e keni mohuar që do të bashkëpunoni me njëri-tjetrin. Ju synoni që me ndryshimin e mërit të bëheni forcë e parë drejtuese e opozitës.

Nuk është ky problemi ynë, se mund të jesh partia e parë e opozitës për 200 vjet por mund të jesh bishti i mazhorancës, pasi je i paaftë të gjenerosh një ndryshim.

Nuk kam unë asnjë konkurrencë me zotin Berisha. Nëse do të ketë një konkurrencë, që ai e pranon, është luftë e përditshme kundër kapjes së shtetit. Ndaj ftoj çdo partner, çdo qytetar dhe gazetar që çdo denoncim që s’e bëjnë dot ta sjellin te Ilir meta dhe “Partia e Lirisë” dhe të jenë të bindur se nuk do ju dalë emri fare si denoncues siç nuk ka dalë deri tani në të gjitha skandalet e qeverisë që kemi publikuar. Kur qeveria ka vendosur të përgjysmojë Shqipërinë, ta shpërdorojë vendin, Partia e Lirisë do ndezi flakën për të gjithë. Standardet e qeverisjes demokratike duken kur respekton opozitën, median e lirë, të vërtetën dhe tregon se ke vënë mirëqenien e popullit në krye”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...