25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Një qeveri që vjedh popullin e vet, nuk përfaqëson më shumicën”/ PD denoncon një tjetër skandal me inceneratorët: “Do të marrë edhe 6.1 milion euro nga qeveria”

PD ka denoncuar sot një tjetër skandal me inceneratorët. Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun Jola Hysaj ka deklaruar se janë edhe “6.1 milionë euro të tjerë nga xhepat e shqiptarëve qe do japë qeveria për djegësa që nuk punojnë”.

Deklaratë e Sekretares për Marrëdheniet me Publikun në PD, Jola Hysaj:

Integreted Energy, kompania e inceneratorëve që nuk djegin kurrë dhe asgjë veç parave publike, do të marrë edhe 6.1 milion euro nga qeveria.

Quajeni bonus për rrjepjen e qytetarëve.

Edhe pse mbjetjet nuk digjen, por mbulohen, sepse ende nuk ka një impiant; paratë nga buxheti i shtetit, dmth nga xhepat tuaj, vazhdojnë të rrjedhin.
Edhe pse pronarët e Integreted janë në arrati, pas publikimit të skandalit të shekullit, qeveria bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Çfarë do të thotë kjo:

-Mafia e plehrave ka imunitet politik;

-Shkarkimi i Arben Ahmetajt nuk ndryshon gjë në jetën e aferës, sepse vjedhja shkon më lart se tigri prej letre;

-Qeveria nuk ndalet, sepse e sheh se të vetmit që ‘e hanë’ janë peshqit e vegjël, dhe të mëdhenjtë nuk preken;
-Qeveria vazhdon sikur nuk ka ndodhur asgjë, sepse nuk ka trysni, as nga drejtësia dhe as nga arbitrazhi i huaj;

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK që ta vrasë frikën.

Çdo stepje, çdo mbyllje sysh para shumave të tilla, që lëvrohen por nuk kthehen në punë apo investime publike, i bën ata bashkëfajtorë.

Hemorragjia financiare dhe turpërimi publik, mbyllen vetëm me nisma të guximshme. Opozita e bashkuar në Frontin e Shpëtimit Kombëtar do të përkrahë cdo prokuror që mbron interesin publik dhe kombëtar.

Një qeveri që vjedh popullin e vet, nuk përfaqëson më shumicën, por një klikë.
Zakoni i klikave është që pasi mbysin zërat kundër, u kthehen bashkëpunëtorëve.

Shqipëria është në rrezik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...