26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Meta: “Problemi i qytetarëve shqiptarë është që kanë në kokë patronazhistët”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se problem për qytetarët shqiptarë është që kanë në kokë patronazhistë që i vëzhgojnë.

Në një konferencë për mediat, Meta me tone të forta i bëri thirrje të rinjve që mos të kenë frikë nga vota e lirë, por të punojnë më shumë se sa Berisha dhe t’ia marrin PD nga dora dhe mos të bashkëpunojnë duke bërë pazare me Ramën.

“Nuk besoj se ky është problemi i qytetarëve shqiptarë. Problemi i qytetarëve shqiptarë është që kanë në kokë patronazhistët. Apo s’jetoni në Shqipëri ju? Ata vidhen çdo ditë. Me firmën e njerëzve që kanë kaluar në atë botë para 5 viteve merren mln euro apo rrinë në azile, ndërkohë për një kamerier, shkon banda e Tatimeve dhe i mban peng dhjetra mijëra biznese të vendit që s’i mbështeti aspak qeveria gjatë krizës. Shumë të rinj që janë marrë me politikë, kanë frikë nga vota e lirë. Ata duhet të punojnë. Edhe në PD të punojnë më shumë se Sali Berisha, të punojnë jo të bëjnë pazare me Ramën. Ta denoncojnë më shumë se qytetari dixhital. Të rrinë këtu jo si hyzmeqarë, por të punojnë, Ku hyri ky, ky doli këtu, ku i punon gruaja, këto janë turpe të mëdha.”, tha Meta.

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...