35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Shpërndante heroinë në Elbasan, arrestohet 27 vjeçari i dënuar më parë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasin Elis Kushi i cili është kapur në flagrancë duke shpërndarë drogëra tëforta të tipit “heroinë”.

Në bazë të informacioneve, 37 vjeçari i arrestuar ditën e sotme kishte qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, E.R, 28 vjeç.

Njoftimi i Plotë:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Share”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksioni Operacional në DVP Elbasan.

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike heroinë, peshore elektronike, 4 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Vihet në pranga 37-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike heroinë, në qytetin e Elbasanit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksioni Operacional në DVP Elbasan, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Share”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasit:

E. K., 37 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi E. R., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi E. K. është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 4 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale është edhe shtetasi i shpallur në kërkim E. R. Punohet për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...