35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Rama: Enver Hoxha punoi më së shumti për këtë ditë

Kryeministri, Edi Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga ambasada amerikane në Tiranë ku u kremtua 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se ishte diktatori Enver Hoxha i cili kishte punuar më së shumti për këtë marrëdhënieve të fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Kjo sepse sipas Ramës, Hoxha vetëm sa kishte shtuar dëshirën e shqiptarëve për të qenë partnerë të SHBA.

Kryeministri, Edi Rama: Ishte dita e pavarësisë kur i thashë presidentit Ëillson ta shpëtonte këtë racë heroike të pashpresë dhe t’i kthejë atyre lirinë. Përgjigjia e tij ishte; Unë do kem një zë në samitin e Paqes dhe atë do ta përdor në favor të Shqipërisë. Shumë faleminderit ambasadores dhe presidentit Biden.

Ajo çfarë lexova, ishin prej kujtimeve të Fan Nolit i cili mori nga presidenti Ëillson premtimin se do e mbronte Shqipërinë në konferencën e paqes. Ai është edhe momenti kur mori jetë kjo marrëdhënie kaq speciale. Nuk besoj se ndodh në një vend tjetër ku të gjithë të mblidhen me ambasadoren dhe të kremtojnë ditën kur kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike. Por kjo nuk e bën qesharake këtë që ndodh këtu në vendin tonë sepse ndryshe nga vendet e tjera, në këtë marrëdhënie ka hyrë në mes një histori e pangjashme me asgjë tjetër që ka përcaktuar këtë nivel. Ne sot jemi këtu për 100 vjetorin sepse pikërisht si sot 100 vite më parë, në ministrinë e jashtme mbërriti dokumenti zyrtar që njoftonte qeverinë shqiptare se SHBA e njihnin shtetin tonë. Por në fakt nuk është një 100 vjetor që vjen pas një miqësie të lumtur, por pas një historie që është përcaktuese në këtë marrëdhënie sot, historia e ndarjes me dhunë të shqiptarëve nga bota dhe shkëputja e marrëdhënieve me SHBA-në. Në njëfarë mënyrë, Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë se të tërë për këtë ditë, për dashurinë e shqiptarëve drejt SHBA-së. Ka punuar më shumë se gjysmë shekulli për t’i kthyer shqiptarët në dashnorët më të epur të SHBA-së. Të gjitha ato që bëri për t’i larguar nga SHBA u përkhtyen në kalimin e shqiptarëve në ekstremin tjetër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...