29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Gjykata e Lezhës lejon marrjen e ADN se Remal Radës, dyshohet për vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi

Gjykata e Lezhës ka pranuar pranuar kërkesën e prokurorisë për të marrë kampionet e ADN-së së ish-efektivit të RENEA-s Remal Rada dhe shokut të tij Elton Hithi, të cilët u arrestuan pasi në makinën e tyre u gjet një snajper. Mostrat u janë marrë dy të dyshuarve ditën e djeshme.

Organi i akuzës në Lezhë kërkon që të krahasojë ADN-në me gjurmët e ADN-së së gjetur te snajperi që u përdor gjatë ekzekutimit të biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen më 7 janar 2020.

Prokuroria e Lezhës kërkon të krahasojë ADN-në e Radës dhe Hithit me atë që është marrë nga snajperi që u përdor për të vrarë Reçin.
Mostrat e ADN-së u janë marrë dy të dyshuarve në paraburgimin 313. Më herët është krahasuar dhe ADN-ja e një ish-speciali të RENEA-s.

Pjese nga dosja:

“Gjatë këqyrjes së territorit, 10 metra larg pallatit u gjet një armë zjarri pushkë me ngjyrë të zezë, me silenciator të vendosur në tytë dhe shënjestër optike të vendosur në trupin e armës.
Nga verifikimi i kamerave të sigurisë rezultoi se rreth orës 06:35 nga ana lindore e lokal ‘Europa’, afrohet një automjet fuoristradë ‘Mercedez-Benz’, në dukje ngjyrë gri, targat e së cilës nuk fiksohen. Makina ndalon tek hyrja e pallatit, ku nga dera e pasme e djathtë e saj zbret një person, në dukje mashkull i veshur me xhup ngjyrë të hapur, me kapele me strehë dhe me tuta ngjyrë të errët. Pasi zbret nga mjeti, nxjerr nga bagazhi një çantë në formë gjatësore, si ato që përdoren për të mbajtur armë të gjata. Më pas merr një çantë tjetër nga sedilja e pasme e makinës dhe me dy çantat në dorë niset drejt hyrjes së pallatit. Më pas automjeti largohet në drejtim të rrugës së tregut.
Në orën 12:07 vërehet një person duke dalë me shpejtësi nga hyrja e pallatit, me flokë të gjata të lidhura bisht, në dukje paruke, me një fustan me ngjyrë të zezë dhe tuta poshtë fustanit. Ky person lëviz me shpejtësi në drejtim të rrugës që të çon tek tregu i fruta-perimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...