33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Pas raporti të OKB reagon sekretari i Partisë së Lirisë/Shqipëria ka shifrën me të lartë në Europë për shkak të qeverisë së korruptuar, familjet shqiptarë në kufijtë e varfërisë

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari ka reaguar pas publikimit të raportit të OKB-së për pasigurinë ushqimore. Ai shkruan se 1 në 3 shqiptarë vuan nga pasiguria për ushqim, shifra më e lartë në Europë.

Sipas tij, vendi çdo ditë po përballet me pasiguri si pasojë e një qeverie thellësisht të korruptuar, arrogante dhe të papërgjegjshme.

POSTIMI I PLOTË
Shqipëria në varfëri.
Sipas OKB rreth 1 në 3 shqiptarë vuan nga pasiguria për ushqim për shkak të mungesës së parave dhe burimeve të tjera.
Shifër kjo më e larta në Europë.
Vendi çdo ditë po përballet me pasiguri si pasojë e një qeverie thellësisht të korruptuar, arrogante dhe të papërgjegjshme.
Sot nuk flitet për zhvillim ekonomik të familjeve shqiptare, por po përballen me ekzistencën, po luftojnë në kufijtë e varfërisë.
Qeveria nuk mbështet financiarisht qytetarët, nuk ul çmimet, nuk rrit rrogat.
Paratë shkojnë për oligarkët dhe jo për qytetarët e thjeshtë dhe familjet në nevojë.
Angazhimi maksimal i Partisë së Lirisë do të jetë revolucioni antikorrupsion që do të ndëshkojë abuzuesit dhe paratë e vjedhura do t’ua kthejë qytetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...