16.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Kina bëhet gati të dërgojë trupa në Rusi për stërvitje të përbashkëta ushtarake

Pekini ka thënë se do të dërgojë një kontigjent të trupave ushtarake në Rusi për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta, në të cilat do të përfshihen edhe shtete tjera, përfshirë Indinë, Bjellorusinë, Mongolinë dhe Taxhikistanin.

Ministria e Mbrojtjes në Kinë ka thënë më 17 gusht se pjesëmarrja në stërvitje të përbashkëta “nuk lidhet me situatën aktuale në rajon dhe botë”.

Ky qëndrim është parë si referencë për luftën e Rusisë në Ukrainë. Stërvitjet janë pjesë e “marrëveshjes për bashkëpunim vjetor”, është thënë në deklaratë.

Stërvitje të ngjashme ushtarake mes dy vendeve – të cilat udhëhiqen nga Rusia – janë mbajtur edhe në të kaluarën.

“Synimi është që të thellohet bashkëpunimi pragmatik mes ushtrive të vendeve pjesëmarrëse, të rritet niveli i bashkëpunimit strategjik në mesin e palëve pjesëmarrëse, dhe të thellohet aftësia për t’u përgjigjur ndaj kërcënimeve të ndryshme ndaj sigurisë”, është thënë me tjerash në deklaratë.

Kina është në mesin e shteteve që nuk i kanë vënë sanksione Rusisë për sulmin e paprovokuar të Moskës në Ukrainë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka thënë homologut të tij kinez muajin e kaluar se nuk pranon pretendimet e Kinës se është neutrale në konfliktin në Ukrainë.

Ai ka thënë po ashtu se Uashingtoni “është i shqetësuar për përafrimin e Kinës me Rusinë”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.  Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...

“Rrëzohet apeli i biznesmenit që vrau bashkëshorten”, vendimi i Gjykatës Federale trondit sërish Zvicrën

0
Gjykata Federale e Lozanës ka rrëzuar apelin e biznesmenit 41-vjeçar, i identifikuar si “Thomas”, i cili ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, modeles...

“Kërkojmë falje publike për tragjedinë” – Reagojnë fëmijët e autorit të aksidentit fatal në...

0
Pas aksidentit tragjik që tronditi Durrësin dhe opinionin publik, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, kanë reaguar për...