26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Kina bëhet gati të dërgojë trupa në Rusi për stërvitje të përbashkëta ushtarake

Pekini ka thënë se do të dërgojë një kontigjent të trupave ushtarake në Rusi për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta, në të cilat do të përfshihen edhe shtete tjera, përfshirë Indinë, Bjellorusinë, Mongolinë dhe Taxhikistanin.

Ministria e Mbrojtjes në Kinë ka thënë më 17 gusht se pjesëmarrja në stërvitje të përbashkëta “nuk lidhet me situatën aktuale në rajon dhe botë”.

Ky qëndrim është parë si referencë për luftën e Rusisë në Ukrainë. Stërvitjet janë pjesë e “marrëveshjes për bashkëpunim vjetor”, është thënë në deklaratë.

Stërvitje të ngjashme ushtarake mes dy vendeve – të cilat udhëhiqen nga Rusia – janë mbajtur edhe në të kaluarën.

“Synimi është që të thellohet bashkëpunimi pragmatik mes ushtrive të vendeve pjesëmarrëse, të rritet niveli i bashkëpunimit strategjik në mesin e palëve pjesëmarrëse, dhe të thellohet aftësia për t’u përgjigjur ndaj kërcënimeve të ndryshme ndaj sigurisë”, është thënë me tjerash në deklaratë.

Kina është në mesin e shteteve që nuk i kanë vënë sanksione Rusisë për sulmin e paprovokuar të Moskës në Ukrainë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka thënë homologut të tij kinez muajin e kaluar se nuk pranon pretendimet e Kinës se është neutrale në konfliktin në Ukrainë.

Ai ka thënë po ashtu se Uashingtoni “është i shqetësuar për përafrimin e Kinës me Rusinë”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.  Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...