26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Sekuestrohen 84 pako lëndë narkotike në formë çokollate, arrestohen tre persona në Lezhë

Tre persona janë arrestuar pasi posedonin 84 pako me kanabis të përpunuar në formë çokollate, të cilat pasi u peshuan rezultuan se ishin 11 kg.

Në pranga janë vënë tre persona konkretisht . H.,50 vjeç, banues në Tiranë, drejtues i automjetit ku ishte lënda narkotike, dhe M. D., 52 vjeç e P. Rr., 40 vjeç, të dy banues në Shkodër, shtetasit që lëviznin me automjetin shoqërues.

Njoftimi i policisë

Strukturat e Hetimit në bashkëpunim me Njësinë e Operacionale në DVP Lezhë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se disa shtetas po lëviznin në Lezhë, me 2 automjete, ku brenda njërit prej tyre kishte lëndë narkotike të përpunuar si çokollatë të cilën donin ta shisnin, ndërsa te automjeti tjetër ishin shtetas që shoqëronin dhe ruanin automjetin me lëndën narkotike, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Processed drugs”.

Gjatë këtij operacioni, në dalje të qytetit të Lezhës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetet e dyshuara, në lëvizje, për të cilat kanë ndërhyrë dhe i kanë ndaluar menjëherë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e drejtuar nga shtetasi I. H., në pjesën e bagazhit, është gjetur një çantë, brenda së cilës kishte 84 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e përpunuar si çokollatë, të cilat pas peshimit rezultuan rreth 11 kilogramë. Ndërsa në automjetin tjetër, nuk është konstatuar asnjë send i kundërligjshëm, por vetëm 2 shtetas që shoqëronin dhe ruanin automjetin ku ndodhej lënda narkotike.

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë të 3 shtetasit, konkretisht:

-I. H.,50 vjeç, banues në Tiranë, drejtues i automjetit ku ishte lënda narkotike, dhe M. D., 52 vjeç e P. Rr., 40 vjeç, të dy banues në Shkodër, shtetasit që lëviznin me automjetin shoqërues.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestruan 84 pako lëndë e dyshuar narkotike në formë çokollate me peshë totale rreth 11 kilogramë, 2 automjete dhe 5 aparate celulare.

Vijon puna hetimore nga ana e strukturave të Policisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Për këtë vit, ky rast është rasti i dytë i goditjes nga Policia e Lezhës, i veprimtarisë kriminale të shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike të përpunuar në formë çokollate. Në muajin korrik, u sekuestruan 15 pako kanabis në formë çokollate, me peshë totale rreth 3.1 kilogramë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...