27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Sulmi në uzinën e armëve/ Deputeti i PD: “Puna për parandalimin e aktiviteteve të tilla është e dobët”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me sulmin që ndodhi dje në uzinën e armëve në Gramsh, ku 3 rusë tentuan që të futeshin në brenda godinës, dhe njëri prej tyre sulmoi 2 ushtarët.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Sula teksa vlerësoi punën e dy ushtarëve që ishin në uzinë, theksoi se puna parandaluese e organeve ligjzbatuese është inekzistente.

REAGIMI I SULËS

⚫️Opinioni publik u trondit mbrëmë kur mediat raportuan se tre shtetas rusë dhe ukrainas që dyshohet se kishin qëllime spiunazhi u konfliktuan dhe rrezikuan jetën e dy ushtarëve shqiptarë në Uzinën e Armëve në Gramsh. Me këtë rast dua të shpreh vlerësimin më të madh për dy efektivët e Forcave të Armatosura dhe iu uroj atyre shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjeve.

Megjithatë, disa konsiderata për këtë ngjarje të rëndë duhen trajtuar. Situata ketu është reflektim dhe i situatës së pasigurisë së jetës së civilëve pasi po ta kuptosh puna parandaluese në zbulimin e aktivitetit kriminal të elementëve kriminalë apo organizatave kriminale është shumë e dobët.

Fakti që ka kaq shumë ngjarje të rënda kriminale dhe është e njëjta dinamikë në kryerjen e këtyre veprave të rënda penale tregon se puna parandaluese e organeve ligjzbatuese është inekzistente.

Si ka mundësi që aktiviteti i grupeve kriminale nuk është në mbikëqyrje të vazhdueshme duke e ditur që në çdo qytet apo zonë janë thuajse shumica të identifikueshëm për aktivitetin e tyre kriminal në fushën e narkotikëve apo të aktiviteteve të tjera kriminale dhe policia kriminale nuk ka informacion të sakta në operimin e këtyre grupeve kriminale? Nuk flasim për ngjarje të renda të papërgatitura në kohë e logjistikë të grupeve kriminale. Por për ngjarje të rënda kriminale të cilat kërkojnë kohë në përgatitjen e tyre si dhe kerkojnë një numër më të madh njerëzish e mjetesh për t’u kryer.

Dhe më kryesorja është që një pjesë e elementeve kriminalë apo bandave kriminale gëzojnë mbështetje nga segmente të politikës në zonën ku operojnë si të atyre vendoreve dhe më lart në politikën qendrore.

Apo të segmenteve të politizuara apo të korruptuara në Policinë e Shtetit që japin info dhe i ndihmojnë ndaj kundërshtarëve të njeri-tjetrit pra shesin informacione. Dhe se i japin mbrojtje për të bërë të mundur që ato të fshihen dhe madje të ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal si në vazhdimin e përfitimit të ardhurave nga trafiqet. Në të njëjtën kohë ka dyshime të forta që këto grupe kriminale përfitojnë fonde publike nëpërmjet mbështetjes së firmave të ndryshme duke i mbrojtur apo dhënë akses për bashkitë e territorit ku veprojnë apo më gjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...