29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Nuk është gjetur ndonjë aparat përgjimi në Sazan”/ Peleshi: “Ka pasur informacion edhe para se të ndodhte ngjarja, kanë qenë në vëzhgim”

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të QSUT-së se dy rusët dhe ukrainasi të arrestuar një ditë më parë ishin vënë nën vëzhgim prej disa ditësh.

Ai u shpreh se edhe në se janë apo jo blogerë kemi të bëjmë me një vepër penale nga ana e tyre pasi kanë sulmuar dy ushtarakët shqiptarë duke rrezikuar t’i shkaktojnë dëmtime.

“Ka pasur informacion edhe para se të ndodhte ngjarja. Kanë qenë në vëzhgim. Janë mbledhur të gjithë informacionet, edhe këto që thoni ju. Nuk mund të komentoj nëse janë blogere. Megjithatë blogerë apo jo blogerë ngjarja ka dhunë brenda. Bëhet fjalë për dhunim, futje në një institucion në mënyrë të paautorizuar. Ne e trajtuam me shumë seriozitet. Nuk kam informacion për pajisjen e përgjimit. Nuk është gjetur ndonjë aparat përgjimi në Sazan. Duhet thënë që politika e ditës lokale e ka hapësirën e fantazisë shumë më të madhe.

Askush nuk ka të drejtë të paragjykojë. Ngjarja është në hetim. Sot jemi pak orë pas ngjarjes. Pas pak orësh ose minutash do të keni informacion nga grupi i hetimit.

Janë pikasur lëvizjet e automjetit. Agjencia e mbrojtjes ka qenë e informuar që kur ka lindur dyshimi. Ne e kemi mbrojtur. Nuk është se nuk ka pasur reagim apo nuk është kapur personi që ka tentuar të hyjë pa leje. Personi që ka kapërcyer gardhin është ndaluar nga dy ushtarakët tanë. Sot ushtarakët tanë janë në gjendje shumë të mirë”, tha Peleshi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...