21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Ukraina përgatitet për festimet e 31-vjetorit të Pavarësisë/ Zelenskiy: “Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka tmerrësisht të egër”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka lajmëruar ukrainasit që të mërkurën e ardhshme të përgatiten për të festuar Ditën e Pavarësisë së vendit, por nuk duhet të humbin vigjilencën që ndodhen në gjendje lufte, pasi mundësitë për sulm janë të shumta.

Në fjalimin e tij mbrëmjen e shkuar, Zelenskiy tha se ukrainasit nuk duhet të lejojnë Moskën të “përhapë dëshpërim dhe frikë”, ndërsa shënojnë 31-vjetorin e Pavarësisë nga sundimi sovjetik. “Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se këtë javë Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka veçanërisht të shëmtuar, diçka tmerrësisht të egër”, tha Zelenskiy.

Ora policore në qytetin Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë do të qëndrojë në fuqi edhe të mërkurën, bëri me dije guvernatori rajonal Oleh Synehub.

Qyteti verilindor është goditur rregullisht nga bombardimet ruse dhe shtetrrethimi në të zgjat nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit, por do të merren masa paraprake shtesë për ditën e pavarësisë. Ai akuzoi se një nga qëllimet kryesore të Rusisë është “të zhvlerësojë aftësitë tona” dhe të përhapë dëshpërim, frikë dhe konflikte. “Prandaj, është e rëndësishme që kurrë, për asnjë moment, të mos dorëzoheni para këtij presioni të armikut, të mos përkuleni, të mos shfaqni dobësi.”

Ukraina do të festojë ditën e saj të 31-të të Pavarësisë të mërkurën, e cila shënon gjashtë muaj nga pushtimi rus, i cilësuar nga Moska si “një operacion special ushtarak”. “Pushimi në shkallë të plotë i vendit gjashtë muaj më parë është një tjetër moment i rëndësishëm historik”, tha Zelenskyy në mesazhin e tij video, duke e quajtur atë “lufta që ndryshoi gjithçka për Ukrainën, për Europën dhe për botën”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...