8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Shtetasit rusë që sulmuan ushtarët shqiptarë ja deri në sa vite burg rrezikojnë nëse provohen akuzat

Dy shtetasit rus, dhe ai ukrainas, të ndaluar pas sulmit me lëndë kimike ndaj dy ushtarëve të Uzinës Mekanike në Gramsh, do hetohen nga prokuroria për per vepren penale. Të “Sigurimi i informatave” referuar nenit 214 i kodit penal. Prokuroria ka regjistruar kështu hetimet duke, duke zyrtarizuar që shtetasit rus vihen nën hetim për spiunazh. Lidhur me incidentin e së shtunës në bazën ushtarake,shërbimi ushtarak ishte në alert dhe gjëndje gatishmërie. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se ishte marrë informacion për lëvizje të shtetasve të paidnetifikuar që lëviznin në zonë. Sipas po të njëjtave burimeve bëhet me dije se 2-3 ditë përpara ngjarjes, autoritetet ligjëzbatuese kishin shkëmbyer informacion se një automjet me targa ukrainase, i paidentifikuar, ishte parë në qytetin e Gramshit, por edhe në zonën ku ndodhet uzina e armëve, duke kryer lëvizje të dyshimta. Për këtë fakt ishte shtuar edhe personali gjate turnit të rojes në uzinë.

Ndërsa lidhur me ngjarjen mësohet se 24-vjrçari rus ka hyrë në ambientet e uzinës i veshur me rroba ushtarake. Në këtë moment dy ushtarët, të cilët ishin në shërbim janë afruar për ta netrualizuar të riun rus, por ai i ka spëkatur ata me spraj, duke i lënduar dhe rrezikuar e shikimin. Pas këtij episondi kanë dërhyrë forca të tjera ushtarake duke e ndaluar 24-vjeçarin.

Dy personat e tjerë që prisnin brenda në makinë, dhe jashtë ambienteve të uzinës rusin, pasi kanë parë të gjithë skenën janë larguar me shpejtësi nga aty. Por, arratisja e tyre ka zgjatur vetëm disa minuta, pasi ata janë ndaluar disa km përpara se të mbërrinin ne Cerrik. Tre të rinjtë janë shoqëruar në komisariat, ku sipas informacionve janë marrë në pyetje të veçuar nga njëri-tjetri. Përppara grupit hetimor, tre të ndalurit kanë mohuar se janë agjentë, ndërsa përsa i përket reagimit të dhunshëm ndaj ushtarëve 24-vjeçari është shprehu se ka reaguar prej panikut dhe se nuk ka kuptuar shqip.

Ndërkohë si prova në çantën e shpines të të riut janë sekuestruar kaçavita celës papagall, aparat fotografik dhe një mjet regjistrues, ky i fundit është duke u kqyrur nga autorjtetet per të parë se çfarë kanë regjistruar shtetasit rusë që shkaktuan incidentin e së shtunës. Kjo paisje dyshohet mund te jetë pajisje spiunazhi. Sulmi ndaj uzinës mekanike Gramsh, po hetohet nga antiterrori sherbim sekret ushtarak dhe prokuroria e Elbasanit. Gjithashtu kontakte për këtë çështje po mbahen edhe me SHISH dhe agjecitë inteligjente të vendeve partnere me shqipërinë. Dyshohet se tre të rinjtë kanë ardhur ne vendin tonë për spiunazh, me qëllim për të marrë informacion lidhur me bazat ushtarake në vendin tonë. Nëse provohen akuzat e ngritura ndaj tyre ata rrezikojnë 3 deri në 10 vite burg.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...