35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Jemi turistë, humbëm rrugën dhe…”, zbardhet dëshmia e 4 shtetasve çekë që u kapën në Poliçan

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon lajmit për ndalimin e 4 shtetasve çekë të cilët janë kapur në hyrje të uzinës në Poliçan.

Sipas njoftimit të dhënë, bëhet me dije se dy prej të ndaluarave janë shtetaset P.B, 38 vjeçe dhe M.M, 34 vjeçe të cilat në duar kanë patur një aparat fotografik.

Ndërsa në brendësi të tuneleve janë kapur edhe dy shtetas të tjerë, Th.M, 51 vjeç dhe R.B, 42 vjeç. Aktualisht po kryhen hetime për të përcaktuar rrethanat e të gjithë ngjarjes së ndodhur.

Njoftimi i Plotë:

Poliçan/Informacion paraprak

Sot, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me Policinë Ushtarake, pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, kanë ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm.

Në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke.

Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale.
Detaje të reja janë zbardhur nga ndalimi i katër shtetasve çekë në uzinën e Poliçanit. Në dëshminë e tyre, ata kanë deklaruar se ishin thjesht turistë dhe kishin përfunduar brenda tunelit pasi humbën rrugën.

“Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq”- mësohet të kenë thënë çekët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...