22.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

“I ka dhënë sportit dhe Shqipërisë letra të reja fisnikërie”/ Rama: “S’ka asnjë shpërblim financiar që mund të kompensojë Luizën”

Kryeministri Edi Rama e vlerësoi lart figurën e Luiza Gegës në ceremoninë e nderimit të saj në ambientet e Kryeministrisë, pas shpalljes së saj kampione Europe.

“Nëse e shohim gjithë rrugëtimin e vrapimin e Luizës deri kur ka zbritur në pistë për ato më pak se 10 minuta që tan i përkasin historisë, ato janë hapa të pafundëm sfilitje, gjaku, lotësh e djerse. Me këto katër fjalë, Luiza i ka dhënë sportit dhe Shqipërisë letra të reja fisnikërie. Sipërmarrja e saj, marramendëse. Imazhin e një Shqipërie që ia del i dhuroi Luiza Shqipërisë, ia del me kokën lart mes gjithë të tjerëve.”

Kreu i qeverisë tha se nuk ka asnjë shpërblim financiar që mund të shpërblejë Luizën për atë që i ka dhënë kombit.

“Ngadhënjimi yt i tregon të gjithëve se nuk ka njerëz, popuj, kombe më inferior se të tjerët e s’ka asgjë të pamundur për cdo kënd që ka kurajon ta ndjekë deri në fund ëndrrën e vet”.

Ndërkohë që kishte dhe një përgjigje për ata që i quajti cinikë dhe “talljetrapistët” të cilët sipas tij dhe në rastet e një suksesi si i Luizës “flasin për euro”.

“Ti hyn në një kënd shumë specifik si një parakumtuese e një Shqipërie ku shumë më tepër vajza e djem do provojnë të kundërten e saj që predikojnë cinikët dhe më falni talljetrapistët me kombin, me flamurin, dhe me cdo normë morale dhe etike të traditës shqiptare.

Edhe kjo medalje sot nuk e kompenson sot sepse s’ka shpërblim financiar që të kompensojë sfilitjen, gjakun, lotët dhe djersën. Kjo medalje është bërë për figura të larta shtetërore, politike kryesisht, pra normalisht do e merrte Churchill jo ti, por ty të takon s’më shumë se kushdo tjetër se në mbajtje të simbolit të kësaj medalje, është hija e atletit të parë të kombit tonë, atleti i lirisë, Skënderbeu.
Duke tu lutur të vish këtu pa ju trembur shtatlartësisë time të kotë, se mua më rrofshin këto cm, por… e di që je trime dhe nuk trembesh, por dhe vetë Napoloni ishte vetëm 2cm më i gjatë se ty, por ishte 20 minuta më i ngadaltë se ti…”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...