22.1 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Luiza Gega flet për rrugëtimin e vështirë drejt titullit kampion: “Kam pasur edhe oferta për vazhduar me shtete të tjera por…

Sot pritet si kampione e Europës me një ceremoni zyrtare në kryeministri, por rrugëtimi i atletes shqiptare Luiza Gegës drejt triumfit nuk ka qenë aq i lehtë.

Luiza Gega e emocionuar dhe me zërin që i dridhur, u shpreh se ndihet më krenare se kurrë, ndërsa u theksoi se kërkonte t’i tregonte  Europës që edhe një vend i vogël mundet të fitojë.

“Kam shumë emocione. Vendosa të vij me ngjyrat kuq e zi sepse ndjehem më krenare se kurrë, jo për atë që arrita, por doja ti tregoja Europës që edhe ne mundemi. Jemi vend i vogël, por me mund dhe punë edhe në mund të ia dalim. Falënderoj familjen time, trajnerin tim që ndoshta sot nuk do të isha këtu. Faleminderit zoti kryeministër, ndihem e vlerësuar. Ndjehem më e vlerësuar se kurrë.

Para shumë vitesh kur kam marrë pjesë në një kampionat europian në Paris. Dola nga fundi dhe me diferencë. Kisha veshur ngjyrat kuq e zi dhe nuk isha ndjerë kurrë kaq keq. Dhe biseda me trajnerin ishte që kurrë nuk vij të përfaqësoj vendin tim. Doja të isha afër me konkurrentet e tjera. Aty isha ndarja se çfarë doja të bëja. Duhet të punoja shumë. Ishte një hap shumë i vështirë.

Dhe trajneri më tha që do të kërkojë shumë mund dhe sakrificë. Duhet të stërvitesha në shi dhe të ftohtë. Pavarësisht halleve familjare. Filluam të bëjmë hapa që më sollën këtu. Rrugëtimi nuk ka qenë kaq i suksesshëm. Kam pasur shumë vështirësi. Sportistët pësojnë edhe dëmtime që të kthejnë mbrapa. Kam pasur edhe oferta për vazhduar me shtete të tjera por e dua këtë vend. Vërtetë e kam besuar që do vijë një ditë që vendi ynë do të ndryshojë. Kemi vërtetë gjëra për të përmirësuar, por kemi ecur shumë përpara. Nuk është kurrë vonë nëse do t’ia dalësh.”

Ajo tregoi se ka pasur oferta për të përfaqësuar vende të tjera, por ka zgjedhur Shqipërinë, vendin e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...