36.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

INSTAT njofton htyrjen e aktivitetit të grumbullimit të të dhënave në terren të Censit të Popullsisë dhe Banesave për vitin e ardhshëm

Instituti i Statistikave (INSTAT), njofton shtyrjen e aktivitetit të grumbullimit të të dhënave në terren të Censit të Popullsisë dhe Banesave për vitin e ardhshëm.

“Në kushtet e mossigurimit në kohë të mjeteve të nevojshme për grumbullimin e informacionit në terren, është i pamundur realizimi i këtij aktiviteti. Instituti i Statistikave mbetet i vendosur në objektivin e tij për të kryer Censin e Popullsisë dhe Banesave në përputhje me standardet dhe rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe Zyrës Statistikore të Bashkimit Evropian (Eurostat)”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kjo është hera e dytë që shtyhet zhvillimi i Censit. Herën e parë shtyrja u bë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Më pas, INSTAT vendosi që në 1 tetor të këtij viti do të niste zyrtarisht Censi i Popullsisë, për të cilin gjatë vitit 2021 u zhvilluan hallkat e nevojshme të parapërgatitjes.

Në raportin vjetor të INSTAT thuhej se ky Cens parashikohej të zgjaste 6 javë.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2022 do të finalizoheshin të gjithë materialet e nevojshme për realizimin e Censit në Tetor 2022, si dhe do të vijonte puna me reflektimin e përmirësimeve të mundshme të rezultuara nga gjetjet e Pilot Censit dhe më pas konsolidimi i të gjithë aplikacioneve, manualeve, materialeve të trajnimit dhe materialeve të tjera mbështetëse.

Sa banorë kanë mbetur në Shqipëri
Zyrtarisht sipas INSTAT, në janar të vitit 2022, popullsia banuese e Shqipërisë ishte rreth 2.8 milionë banorë, nga 2.9 milionë banorë që ishte në vitin 2011 kur u bë dhe Censi i fundit i popullsisë.

Vitet e fundit shtesa natyrore e popullsisë ka shkuar drejt zeros për shkak të rritjes së vdekjeve dhe rënies së lindjeve. Duke i shtuar kësaj dhe ritmet e larta të emigracionit, cikli i të cilit ëhstë rigjallërua vitet e fundit, askush nuk e di se sa është numri real i banorëve që kanë mbetur aktualisht në Shqipëri.

Mesatarisht sipas INSTAT, emigracioni neto ka qenë rreth 30-50 mijë persona që largohen gjatë dekadës së fundit./Monitor

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...