36.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

E dhunoi dhe tentoi t’i vinte flakën me benzinë ish-bashkëjetueses 16-vjeçare, arrestohet autori

Dhunoi me shokët ish-bashkëjetuesen dhe tentuan ta djegin me benzinë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë.

Vetëm disa orë ka zgjatur arratia e 25-vjeçarit i cili sëbashku me dy miqtë e tij, dhunuan një 16-vjeçare dhe tentuan ta digjnin me benzinë.

Në pranga është vendosur i riu me iniciale A.Ç. i cili ishte ish-bashkëjetuesi i 16-vjeçares. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në ambientet e jashtme të një pallati.

25-vjeçari sëbashku me dy miqtë e tij, kanë dhunuar të miturën (bashkëjetuesen e A.Ç.) dhe kanë tentuar ta djegin me benzinë.

Dy miqtë e të riut u arrestuan në flagrancë nga policia, ndërsa 25-vjeçari u largua, teksa disa orë më vonë u arrestua.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e sotme, sipas të cilit, dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, 3 shtetas (dy prej të cilëve të arrestuar në flagrancë) kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje, si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë), ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë të mundur arrestimin e shtetasit A. Ç., 25 vjeç. Strukturat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...